“Jetësoje atë që predikoni, e porosisin gazetarët kosovarë ministrin” – Thirrja e AGK dhe gazetarëve të Kosovës medializohet edhe në Maltë

0
316

PRISHTINË, 10.03.2018 – Me titullin “Jetësoje atë që predikoni, e porosisin gazetarët kosovarë ministrin”, gazeta më e madhe online e Maltës, timesofmalta.com, i ka kushtuar një artikull thirrjes së AGK ndaj qeverisë dhe shtetit të Maltës.

Me rastin e vizitës se Ministrit të Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela, në Republikën e Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehu solidaritetin me gazetarët e Maltës dhe i bëri thirrje qeverisë dhe shtetit maltez, që sa më parë të ndriçoj rastin e vrasjes së gazetares hulumtuese, Daphne Caruna Galizia. Tutje, AGK bëri thirrje që të respektohet kërkesa e familjes së gazetares për hetim publik dhe shprehu se Malta mund të thirret në vlerat evropiane vetëm duke mbrojtur gazetarët dhe zbardhur rastin e gazetares së vrarë.