Dënim i thirrjes për përdhunim të gazetares Hopkins

ssnm-znm-efj
AJM

SHKUP, 03.10.2018 – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni dënojnë thirrjet për dhunë të personit Cvetin Çilimanov, i punësuar si gazetar në Agjencinë Informative të Maqedonisë (MIA), i cili dje në Twitter kërkoi nga taksistët maqedonas të përdhunojnë gazetaren Valeri Hopkins kur të hyn në makinat e tyre sepse nuk i pëlqejnë tekstet e saj për gjendjen në Maqedoni.

SHGM, SPGPM dhe KEMM vlerësojnë se kërcënimet primitive nuk janë të drejtuara vetëm kundër koleges Hopkins, por kundër të gjithë komunitetit të gazetarëve dhe kanë për qëllim t’i frikësojnë gazetarët të mos i observojnë proceset politike në mënyrë kritike.

Kërcënimet për dhunimin e Hopkinsit janë tipar i mendësisë totalitare nga ditët më të zeza të historisë evropiane, e cila përfshinë edhe përdorimin e dhunës në larjen e hesapeve me ata që mendojnë ndryshe.

E përkujtojmë Çilimanovin, i cili njëkohësisht është edhe nënkryetar i MAN-it dhe ishte anëtarë i ad hok komisionit për zgjedhjet e vitit 2016, i propozuar nga VMRO-DPMNE, se thirrja për dhunë është shkelje e standardeve të gazetarisë dhe cenon solidaritetin mes gazetarëve. Kjo sjellje e pashembullt diskrediton mbarë komunitetin e gazetarëve dhe gazetarinë si profesion, i cili duhet të promovojë tolerancë dhe mirëkuptim.

Nxitja e të tjerëve të përdhunojnë gazetare në asnjë rast nuk mund të konsiderohet si pjesë e lirisë së fjalës, por është mohim në formën më brutale të saj. Ky komunikim i papranueshëm me publikun nuk gëzon mbrojtjen e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, i cili për thirrje për dhunë dhe gjuhën e urrejtjes toleron madje edhe dënimin me burgim.

Ftojmë institucionet e Maqedonisë ta hetojnë rastin dhe ta merret në përgjegjësi Çilimanovin sepse kjo sjellje e dhunshme në diskursin publik duhet të përfundoj njëherë e përgjithmonë.


AJM, Skopje, 03/10/2018