Sipas raportit të TV Prva, gjatë një operacioni veri të Kosovë, ku ishin bërë disa arrestime nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ROSU, është goditur vetura e ekipit të TV Prva. Me këtë rasti, po nga i njëjti burim raportohet se; Zoran Maksimovic se makina ishte dëmtuar shumë. Me këtë rast, sipas tyre, siguria e gazetarit Maksimovic është rrezikuar seriozisht.

Në anën tjetër, në përgjigjen e saj dhënë Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, policia ka deklaruar se: “Policia e Kosovës gjate realizimit te operacionit policor te dates 28.05.2019, ka hasur disa here ne pengesa te ndryshme, bllokime rrugësh te cilat e kanë penguar realizimin e operacionit policor sipas planifikimit.”

Në të njëjtën përgjigje, policia shtonë se: “duke pasur kujdes ç’do herë qe te mos shkaktohen dëme gjatë lirimit të rrugëve, apo të shkaktohen dëme sa më të vogla, ne disa raste Policia është detyruar qe ti largoj nga rruga te gjitha pengesat te cilat kanë pamundësuar realizimin e operacionit policor.”

Gardianët e Burgut në Dubravë kanë penguar gazetarin e T7 për të intervistuar një ish ushtar të UÇK-së, i cili ishte i burgosur dhe dëshmitar në Gjykatën e Hagës. Ai ishte ngritur në skenë, nga ku kishte filluar t’i akuzonte politikanët.

 

Përmes dy llogarieve të rreme në Facebook, është kërcënuar Irfan Maliqi, gazetarë në “Plus Televizion”. Ai kishte shkruar dy artikuj për gratë e kthyera nga konflikti në Siri dhe një tjetër për fenomenin e vjedhjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit në qytetin e Vitisë. Për këto shkrimi, ai është përmes dy mesazheve. Njëri nga të dyshuarit është i njohur për Policinë e Kosovës, kurse tjetri jo.

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli i ka bërë presion Kryeredaktorit të Gazetës Express Leonard Kërquki, në lidhje me lajmin për ftesën e tij nga Gjykata Speciale në Hagë. Veseli i ka dërguar mesazh përmes aplikacionit WattsApp ku shkruan: “Ju shkoni ndaci edhe te nana Ajshe e jemja…. Ama mos harroni se njerëzit kanë familje, kanë fëmijë – nuk bon kështu. Po të flasë si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Jeni ka abuzoni. Vazhdoni. Mu kjo punë vec mi flladit… a po e din cka po du me thanë. Thuj atij llaposhit se unë s’ja kom shti baben në burg… E din ai… Ama dije se UCK edhe Kosovë ka me pas gjithmonë këtu”

Kryeatri i Bashkësisë Islame në Pejë Musli Arifaj, ka kërcënuar gazetarin e Gazetës BLIC Diamant Balaj. Ai kishte shkruar në gazetë për një rast, ku Musli Arifaj ishte përfshirë në zhvarrosjen e një kufome dhe rivavarrimin e saj pa njoftuar familjarët. Për këtë rast, Policia e Kosovës ka iniciuar procedurë penale duke e kualifikuar rastin si “dëmtim i varrezave apo kufomave.”

Emir Hamzai gazetar nga Tetova – Maqedoni, ka bërë thirrje publike për të masakruar gazetarët e portaleve PERISKOPI dhe INDEKSONLINE në stilin e “Charlie Hebdo”, që kishte ndodhur në Francë vite më parë.  Pronari i medias ku punonte gazetari Emir Hamzai sipas burimeve te AGK-se ka nisur procedura ligjore ndaj tij.

Gazetari Agim Ademi ka pranuar kërcënime nga zyrtari komunal i Lipjanit përmes telefonit ku i ka kërkuar gazetarit që mos të merret me të.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me shqetësim ka marrë njoftimin nga ish-shefi i kameramanëve të agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Meriton Dajakaj, se udhëheqësit e këtij mediumi i kanë mohuar atij të drejtën e shfrytëzimit të pauzës gjatë orarit të punës, me ç’rast, sipas tij, pronari i mediumit “Ekonomia Online”, e ka sharë dhe ka tentuar ta godasë atë.

Shefi i kabinetit të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Baton Dushi, e ka fyer gazetaren, Edona Kutleshi, në lidhje me publikimin e artikullit “Shefi i kabinetit të ministrit Bytyqi bën biznes me kafe në MASHT”, të publikuar më 06.11.2018, në gazetën “Koha Ditore”. Dushi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka përdorur fjalë fyese në drejtim të gazetares Kutleshi duke e quajtur atë “përbindësh” dhe “jo profesionale”. “Më vie keq që jam bërë pre mediatike e një përbindëshi të tillë! Më vie keq që kemi një gazetare të tillë jo profesionale. Ajo, në vend që të jetë vërtetë investigative, mjerisht vie dhe bëhet hiq më pak se sa llum mediatik!” thuhet ndër të tjera në postimin e Dushit.

<