AGK dënon kërcënimet e përsëritura ndaj kolegut Refki Alija

refki-alija
Refki Alija

PPRISHTINË, 17.11.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e kolegut, Refki Alija se ai është kërcënuar disa herë nga Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit.

“Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizerenit, z.Bedrija Ejupagiç, më ka sulmuar verbalisht në zyren për komunitete dhe kthim në praninë e tre zyrtarëve. Më ka kërcënuar, duke më thënë “që kam me e pa kush është ai dhe qe ka me e shkatërru familjen time, duke vazhduar të fyej e shaj profesionin tim si gazetar dhe më është afruar disa herë duke e ngritur zërin qe të kem kujdes nga ai dhe nga familja e tij”, thuhet në emailin të cilin Alija ja ka dërguar AGK-së.

Meqenëse rasti tashmë është denoncuar në polici, AGK-ja kërkon hetim të shpejt të këtij rasti si dhe marrjen e masave të parapara me ligj.

AGK kërkon nga gjithësecili zyrtar që të fokusohet në rritjen e bashkëpunimit me gazetarë e asesi të mos shndërrohen në pengues të punës së tyre.


Association of Journalists of Kosovo, Prizren, 17/11/2017