AGK fton gazetarët t’i paraqesin shkeljet ndaj tyre

0
572

Prishtinë, 25.02.2019- Nisma dy  mujore e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës(AGK) në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës për inspektimin e medieve në vend tashmë ka filluar dhe janë inspektuar disa prej tyre.

Kjo nismë ka për qëllim monitorimin nga afër të kushteve në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medial sikurse edhe inspektimi i gjendjes së përgjithshme të të drejtave të tyre.

Nisma e cila përfshinë të gjitha mediat në vend, do të përfundoj në fund të muajit mars.

AGK fton të gjithë gazetarët  jo vetëm gjatë kësaj periudhe, por në vazhdimësi që të paraqesin çfarëdo ankese, apo vërejtje ku ata vlerësojnë që iu janë cenuar të drejtat në vendin e punës.

Këtë mund ta bëjnë edhe përmes AGK-së në numrin e telefonit +383 (0) 49 300 197 dhe në adresën elektorike: office@agk-ks.org dhe identiteti i punëtorëve medial, në rast se kështu duan, do të mbetet konfidencial.

Po ashtu AGK njofton të gjithë punonjësit medial që ankesat e tyre, shkeljet eventuale që iu bëhen në vendin e punës mund  t’i paraqesin edhe te koordinatorët e 7 qendrave kryesore të Kosovës, në  numrat dhe adresat elektronike në vijim:

Divizioni – Prishtinë

Lulzim Arrni – Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Prishtinës

Rr.Qamil Hoxha nr.30 – Prishtinë Kosovë

Tel: 038 200 26 145
e-mail: lulzim.arrni@rks-gov.net

Divizioni – Mitrovicë

Nexhat Fazliu – U.D. Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Mitrovicë

Rr.Afrim Zhitia – 40000 Mitrovicë

Tel: 028 532 226
e-mail: nexhat.fazliu@rks-gov.net

Divizioni – Pejë

Ali Krasniqi – Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Pejës

Rr. – 30000 Pejë

Tel: 039 434 349
e-mail:Ali.M.Krasniqi@rks-gov.net

Divizioni – Prizren

Lah Morina – Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Prizrenit

Rr.Remzi Ademaj – 20000 Prizren
e-mail: lah.morina@rks-gov.net

Divizioni – Ferizaj

Vesel Zhinipotoku – Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Ferizajit

Rr.Vëllezërit Gërvalla – 70000 Ferizaj

Tel: 0290 324 217
e-mail: Vesel.Zhinipotoku@rks-gov.net

Divizioni – Gjilan

Basri Zejnullahu – Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Gjilanit

Rr.Fehmi Lladrovi – 60000 Gjilan

Tel: 0280 321 089
e-mail: basri.zejnullahu@rks-gov.net

Divizioni – Gjakovë

Gjyle Qollakaj – Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Gjakovë

Rr.Beqir Kastrati nr.2 – 50000 Gjakovë

Tel: 0390 321 352
e-mail:Gjyle.Qollakaj@rks-gov.net