AGK do të jep kontributin në draft strategjinë e komunikimit të ZKM-së

AJK to contrbute on PMs communication strategy
Photo by: AJK

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkelqim Hysenaj dhe drejtori ekzekutiv,  Arben Salihu pritën në takim përfaqësuesit e Zyrës për Komunikim Publik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Violeta Hyseni – Kelmendi si dhe Ismet Cakiqi. Gjatë takimit AGK u njoftua për draft / koncept dokumentin për shërbimin e komunikimit qeveritar. Përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrit njoftuan se dokumenti përfshin analizën e komunikimit qeveritar dhe ofron rekomandime për përmirësimin e komunikimit me media dhe publikun. AGK do të analizojë draft dokumentin si dhe do ta përcjell këtë iniciativë për shkak të interesit tonë të natyrshëm për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e komunikimit të institucioneve me media/gazetarë.


Association of Lournalists of Kosovo, Pristina, 03/10/2017