HRT të refuzojë ankesat kundër Zovkos, redaktorit të saj dhe presidentit të HND-së

0
300
Source/Author: Association of Journalists of Kosovo
Source/Photo: Hrvoje Zovko

ZAGREB, 21.09.2019 – Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, që përfaqëson më shumë se 8000 anëtarë, dënon ashpër fillimin e procedurës për përfundimin e kontratës së punës për Hrvoje Zovko, redaktor dhe gazetar i Radio Televizionit Kroat (HRT) dhe kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kroacisë (HND) dhe i kërkon menaxhmentit të HRT që të refuzojë ankesat e bwra kundër tij.

Më 13.09.2018, për shkak të presioneve të vazhdueshme, përpjekjeve të censurës dhe sulmeve të panevojshme ndaj sjelljes së tij profesionale, si dhe kaosit organizativ në HRT, Zovko kishte dërguar një dorëheqje me shkrim nga pozita e redaktorit ekzekutiv të HRT4, kanalit informativ të HRT-së. Dorëheqja e tij u shpjegua plotësisht me shkrim dhe u pranua në një takim me Katarina Perisa Cakarun, redaktore e Shërbimit Mediatik të Informacionit të HRT-së. Në të njëjtën ditë, vetëm dy orë më vonë, atij i ishte kërkuar një takim tjetër për të justifikuar përsëri vendimin e tij. Gjatë atij takimi, Zovko iu nënshtrua sulmeve verbale, akuzave për sjellje joprofesionale, aktivizëm dhe angazhim në Asociacionin e Gazetarëve Kroatë.

Ndërsa Zovko kundërshtoi pretendimet, takimi u shndërrua në një grindje e cila ishte përdorur si pretekst për fillimin e një procedure të Njoftimit të Posaçëm të shkarkimit më 14.09 duke cituar “shkelje të konsiderueshme të detyrimeve të punës dhe fyerjeve dhe kërcënimeve ndaj Katarina Perisi Cakarun”. Menaxhmenti i HRT-së rekomandoi sanksionin më të fortë kundër Zovkos, ndërprerjen e kontratës së punës. Bordi i Punës duhet të përgjigjet deri të hënën 24.09.2018.

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë deklaroi se Zovko ka hyrë në botën e gazetarisë në vitin 1995 dhe ka filluar punën në HRT në janar të vitit 1998, duke theksuar se gjatë një periudhe prej 20 vjetësh nuk ka pasur asnjë ankesë për sjelljen profesionale të Zovkos. Duke pasur parasysh të dhënat profesionale të Zovkos, CJA deklaroi se Shoqata me të drejtë ka frikë se preteksti i vërtetë për shkarkimin e Zovkos është angazhimi i tij me CJA ku ai mori rolin e presidentit në qershor 2018.

Platforma kundërshton fuqimisht idenë se një person mund të jetë nën presion dhe se pozita e tij e punës mund të rrezikohet ose ta humbasë për shkak të anëtarësimit ose angazhimit në shoqatën profesionale. Veprimet e HRT-së përfaqësojnë një presion të drejtpërdrejtë mbi Zovkon, si një gazetar profesionist dhe presione të tërthorta në Asociacionin e Gazetarëve Kroatë.

Platforma përkujton se gazetarët kanë të drejtë të jenë pjesë e shoqatave profesionale dhe të veprojnë brenda tyre. Veprimet e fundit nga HRT-ja dhe efikasiteti i papritur i menaxhmentit në rastin e tij, mund të shkurajojë gazetarët nga ndjekja e kësaj të drejte.

Duke qenë se Bordi i Punës i HRT-së duhet të përgjigjet deri më 24.09.2018 dhe vendimi i saj nuk është i detyrueshëm për Menaxhmentin e HRT-së, Platforma i kërkon HRT-së të mos procedojë me ndërprerjen e kontratës së Zovkos dhe t’i tregojë opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar se transmetuesit publik të shërbimit publik kroat respektojnë të drejtat profesionale dhe të punës së punonjësve të saj, të garantuara me ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare.