Platforma Rajonale: Autoritetet duhet të krijojnë një ambient të sigurt pune për gazetarët

platforma-700x525


SARAJEVË, 22.08.2018 – Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për avokimin e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve, që përfaqëson më shumë se 8000 anëtarë, dënon ashpër sulmin brutal të ekipit të Radiotelevizionit të Bosnje e Hercegovinës (BHRT), që u zhvillua të hënën më 20 gusht në Konjic.

Ekipi u kthye nga një detyrë në Shiroki Brijeg kur një grup prej afro pesëmbëdhjetë personash të maskuar iu afruan automjetit BHRT, sulmuan gazetarët dhe punëtorët e medias në automjet. Shoferi u plagos rëndë dhe u shkaktuan dëmë të rënda materiale.

Rrethanat e këtij sulmi tregojnë qartë se dhuna kundër mediave në BeH ka marrë një formë të re kërcënuese, në të cilën grupet e maskuara të rrugës nuk hezitojnë të përdorin një nga format më të rënda të sulmeve ndaj dinjitetit njerëzor dhe lirisë së medias. Sulmi brutal ndaj kolegëve tanë nga BHRT nuk është befasi, pasi kërcënimet ndaj gazetarëve në rrugë ose nëpërmjet rrjeteve sociale janë bërë një çështje e përditshme.

Komiteti Drejtues i Asociacionit të Gazetarëve të Bosnje e Hercegovinës (UBHN) e konsideron këtë sulm si të motivuar politikisht. “Kemi frikë se sulmet do të bëhen më të shpeshta dhe më brutale, teksa i afrohemi fushatës zyrtare parazgjedhore. Sulmi i grupit të maskuar mbi kolegët e BHRT-së është gjithashtu pasojë e masave të pamjaftueshme energjetike të autoriteteve dhe institucioneve gjyqësore … ”

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse të policisë dhe gjyqësisë që të identifikojnë dhe të sanksionojnë sulmuesit sa më parë që të jetë e mundur. Përndryshe, kemi frikë se rruga, nën patronazhin e politikës, përfundimisht do të marrë përsipër redaktimin e programeve mediatike, dhe liritë gazetareske bëhen një iluzion i thjeshtë.

UBHN e ka regjistruar këtë si rast si sulmin e 4 fizik ndaj gazetarëve për vitin 2018.

Sulmi dhe kërcënimi i gazetarëve është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar. Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm mbi interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 22.08.2018.

Asociacioni i Gazetarëve të BeH

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë


Association of Journalists of Kosovo , , 22/08/2018