Platforma rajonale: Autoritetet e Kosovës duhet të hetojnë sulmin ndaj ekipit televiziv Prva



PRISHTINË, 30.05.2019. – Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Advokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, që përfaqëson më shumë se 8,000 anëtarë, dënon ashpër sulmin ndaj një ekipi televiziv me bazë në Beograd, TV Prva, që ndodhi në mëngjesin e 28 majit në Zubin Potok në veri të Kosovës.

Sipas raportit të TV Prva, gjatë ngjarjeve në Kosovë përreth arrestimeve të kryera nga Forcat e Policisë së Kosovës, nga të shtënat u qëllua makina e ekipit të TV Prva, përderisa ata po raportonin nga Zubin Potok.

Në deklaratën telefonike për IJAS, gazetari i TV Prva, Zoran Maksimovic, konfirmoi se makina u dëmtua seriozisht gjatë xhirimeve. Me këtë rast, siguria e gazetarit Maksimoviç ishte rrezikuar seriozisht.

Pas pranimit të informatave për këtë incident, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kontaktoi autoritetet për të marrë përgjigje zyrtare. Policia e Kosovës deklaroi se nuk ka informata për incidentin.

Platforma Rajonale kërkon nga autoritetet e Kosovës të hetojnë dhe të dalin me një sqarim publik për shtënat dhe kush është përgjegjës për këtë sulm ndaj gazetarëve. Autoritetet e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare, EULEX dhe KFOR, janë të detyruara të sigurojnë punë të papenguar dhe siguri fizike për gazetarët që raportojnë nga Kosova.

Ne kujtojmë se çdo sulm ndaj një gazetari është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Platforma do të informojë të gjitha institucionet evropiane rreth këtij incidenti dhe do të kërkojë ndërhyrjen e tyre në sferën e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 28 maj 2019.

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë,

 


, , 31/05/2019