Platforma rajonale kërkon hetim për sulmet ndaj gazetarëve gjatë një demonstrate në Sarajevë

klix-ba
Foto: Klix.ba

SARAJEVË, 27.07.2018. – Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve që përfaqëson më shumë se 8000 anëtarë, fuqishëm dënon sulmin fizik ndaj gazetarëve të Klix.ba dhe Al Jazeera Balkans që ka ndodhur gjatë protestës së ish ushtarëve të çmobilizuar, e mbajtur dje më 26 korrik në Sarajevë.

Një nga demonstruesit, Esma Turulja, ka sulmuar gazetarin me një shkop metalik, pas së cilës gazetari ka pësuar lëndime të lehta. Shqetësuese mbetet në veçanti lëvdata e saj e veprës primitive të saj, duke përmendur emra të gazetarëve tjerë me të cilët ajo kishte qëllime “që të merret me ta”. Një gazetar nga Al Jazeera Balkans ishte po ashtu i sulmuar pasi që ai u përpoq të parandalonte sulmin ndaj kolegut të tij nga Klix.ba.

Një ditë pas demonstratave, më 27 korrik, portali Klix.ba ka pranuar kërcëinime dhe ofendime përmes telefonit nga një burrë i cili prezantoi veten si njëri nga demonstruesit.

Borka Rudic, sekretare gjenerale e BHJA-së tha: “Asociacioni i Gazetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës fuqishëm dënon këtë sulm. Qartësisht, ky ishte një sulm i planifikuar ndaj gazetarëve, në mënyrë që të ndalojnë së paraqituri ngjarjet nga protesta. Kështu që, ne kërkojmë një hetim urgjent dhe efikas ndaj sulmeve dhe që një porosi e qartë t’i dërgohet demostruesve të tjerë, por gjithashtu edhe qytetarëve të BeH-së. Dhuna ndaj gazetarëve është një vepër penale që do të dënohet sipas ligjeve ekzistuese”.

Platforma Rajonale përkrah përpjekjet e BHJA-së në mbrojtje të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në BeH. Ne rikujtojmë se ky është sulmi i tretë ndaj gazetarëve që raportojnë nga demonstratat e ish-ushtarëve të demobilizuar gjatë 2018-ës. Gazetarët nga portal Bljesak ishin sulmuar në kufirin shtetëror ndërmjet Kroacisë dhe BeH-së, Bijaca dhe gazetarët Marko Divkovic dhe kryetari i BHJA-së ishin sulmuar në Tuzlla.

Përveç që ky sulm paraqet vepër penale, dhe dhunim të lirisë së medias në një shoqëri demokratike, ky sulm prek punën profesionale për informimin e publikut në protesta, po ashtu edhe për kërkesën për mbrojtjen e të drejtave dhe pozitën e ish-luftëtarëve të çmobilizuar të Federatës së BeH.

BHJA-ja i bënë thirrje shoqatave dhe organizatave të ish-luftëtarëve të çmobilizuar që të dënojnë dhe parandalojnë dhunën ndaj gazetarëve që raportojnë nga demonstratat dhe të sigurojnë raportim të sigurtë dhe profesional nga protestat që ata organizojnë. Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm në interesin public, demokracinë dhe në të drejtat e qytetarëve.

Shkup –Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 27.07.2018

Asociacioni i Gazetarëve të BeH
Sindikata e Mediave të Malit të Zi
Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë


, Sarajevë, 27/07/2018