Platforma rajonale: Sulmet ndaj gazetarëve duhen të ndalen!

vladimir-kovacevic_


BANJA LLUKË, 27.08.2018 – Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 8000 gazetarë, fuqimisht dënon sulmin brutal ndaj gazetarit dhe korrespondentit të BN TV, Vladimir Kovacevic.

Dje, më 26 gusht, dy persona të maskuar kanë pritur Kovacevicin para ndërtesës ku ai jeton dhe e kanë sulmuar me shtyllat metalike të teleskopit dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ne jemi të habitur nga mënyra se sulmi është kryer, ne e konsiderojmë atë një veprim të organizuar dhe të planifikuar mirë për të rrezikuar jetën e gazetarit Kovacevic dhe për të ndaluar punën e tij profesionale në BN TV.

Ne shprehim shqetësimet tona më të thella për faktin se Kovacevic u sulmua pak pasi kishte dërguar raportet e tij nga demonstrata e qytetit e mbajtur në Banja Llukë, ku grupi “Drejtësia për Davidin” (një grup qytetarësh që përpiqen të zbulojnë të vërtetën rreth vrasjes së një studenti të ri nga Banja Lluka, David Dragicevic) mblidhet çdo ditë dhe pas një seri sulmesh verbale dhe presioneve politike mbi gazetarët e BN-ës nga zyrtarët publik në këtë entitet.

Ky është sulmi fizik i pestë ndaj gazetarëve në BeH, që i ka regjistruar asociacioni i gazetarëve atje për vitin 2018.

Ne kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës Srpska që të hetojë urgjentisht dhe profesionalisht sulmin ndaj Vladimir Kovacevic si dhe të informojë publikun për rrethanat e rastit sa më shpejt që është e mundur dhe të sanksionojë autorët sipas kuadrit ligjor të Republikës Srpska dhe BeH.

Sulmi dhe presioni ndaj gazetarëve është sulm i drejtpërdrejtë në lirinë e shprehjes dhe në të drejtën e qytetarëve që të jenë të informuar.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtës së të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 27.08.2018

Asociacioni i Gazetarëve të BeH

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë


, , 27/08/2018