Policia kërkon ndihmën e publikut për t’i gjetur sulmuesit e gazetarit

attackers-of-parim-olluri
Photo by: Kosovo police

PRISHTINË, 07.11.2017 – Policia e Kosovës të martën ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar tre persona që dyshohen për sulmin ndaj gazetarit në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka nxjerrë disa foto nga kamerat e rrugës të tre personave të dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri.

“Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar. Andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre i lusim që informacionet e tilla përmes numrit 192, t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Parim Olluri ishte sulmuar më 16 gusht 2017 nga tre persona gjersa ai ishte duke shkuar në shtëpi së bashku me gruan e tij. Ajo kishte humbur ndjenjat për shkak të sulmit. Të dy kishin pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prishtinës.

Për më shumë foto të të dyshuarve, ju lutemi klikoni këtu.


Association of Journalists of Kosovo, Pristina, 07/11/2017