Sulm ndaj ekipit të Klan Kosovës nga një familjar i Sead Bejtes, Mitrovicë, 03. 11. 2019.


 

Një familjar i Imamit Sead Bejta nga Zhabari – Mitrovicë, ka kërcënuar ekipin e Klan Kosovës, derisa ishin duke e realizuar një storie ku imami Sead Bejta dhe një grua S. B. ishin protagonist.

” Nëse publikohet vetëm një sekuencë për këtë rast, ose ti ose unë do të jemi mi tokë”, u ka thënë ai ekipit të Klan Kosovës.

Ky është një sulm me jetë dhe rasti më i rrezikshëm në Kosovë deri më tani që nga Janari i vitit 2019. Gazetarja e cila ishte anëtare e ekipit, ka njoftuar AGK se nuk e ka paraqitur rastin zyrtarisht në polici vetëm për të shmangur rrezikun dhe për të mos e tensionuar situatën.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Klan Kosova
Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
Data 03/11/2019
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
Lloji i medias: Elektronike
Emri i Medias Klan Kosova
Burimi Klan Kosova
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK ka reaguar publikisht përmes një komunikate për shtyp.
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti nuk është raportuar në polici