Udhëzues për mbrojtjen e fëmijëve në media

Zyrja e UNICEF-it në Kosovë dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës kanë hartuar parime për të ndihmuar gazetarët përderisa raportojnë mbi çështjet që prekin fëmijët. Udhëzuesi ka për qëllim të ofrojë sqarime më të detajuara për zbatimin e kapitullit të gjashtë të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.


Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve [Kosova 2017]

Ky raport është vijueshmëri e studimit bazë, i cili ka paraqitur në mënyrë më të gjerë situatën e
legjislacionit dhe çështjet socio-ekonomike dhe politike në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurinë
e gazetarëve dhe ka identifikuar sfidat kryesore dhe rekomandimet për asociacionet e gazetarëve
dhe hisedarë të tjerë.


Media observatory: Modelet krahasuese dhe reformat e kërkuara të mediave të shërbimit publik

Në këtë vështrim krahasues rajonal të modeleve qeverisëse dhe financimit të mediave të shërbimit publik në vendet e Evropës Juglindore, ne shohim një shumëllojshmëri të zgjidhjeve. Informacioni që kemi mbledhur dhe paraqitur këtu tregon edhe një herë që këto organizata të mediave përdorin sasi të mëdha të parasë publike – qoftë përmes parapagimit të mbledhura nga amvisëritë, ose nëpërmjet buxhetit të shtetit, por mekanizmat e mbikëqyrjes për programimin dhe financat e tyre janë kryesisht politikisht të shtyra.




Treguesit për nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve

Ky raport paraqet rezultatet e hulumtimit të kryer në kuadër të projektit rajonal Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për avokim për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve, i cili është kryer nga asociacionet kombëtare të gazetarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.