Sulmi mbi Ollurin dhe të fejuarën e tij duhet të jetë prioritet për institucionet e Kosovës

0
302
Source/Author: SEWP

PRISHTINË, 18.08.2017. – Asociacionet e gazetarëve nga regjioni e dënojnë fort sulmin mbi gazetarin hulumtues Olluri dhe të fejuarën e tij. Parim Olluri dhe e fejuara e tij janë sulmuar me 16 gusht në Prishtinë nga 3 persona, që mbanin kapela dhe nuk folën asgjë gjatë incidentit, përderisa ishin duke hyrë në ndërtesën ku banojnë.

“Posa u afruam tek porta e ndërtesës, tre persona u shfaqen papritur dhe filluan të më godasin. Ata vazhdonin të më godasin edhe pasi u rrëzova në tokë, ndërkohë e fejuara ime u alivanos dhe u rrëzua. Nuk arrita t’ju shija fytyrat dhe nuk folën asgjë, gjithçka ndodhi shumë shpejt” – thotë Olluri duke shtuar – “Besoj se kjo ka të bëjë me publikimet e mia të kohëve të fundit.”

Olluri është drejtor i insajderi.com, një portal online dhe ka fituar disa shpërblime për punën e tij. Siç ka raportuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), Olluri ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte personale me askënd dhe është i bindur se incidenti ka të bëjë me punën e tij.

“Ne besojmë se ky sulm ka qenë i orkestruar mirë paraprakisht” tha Arben Salihu, drejtor në AGK – “Të sulmosh një gazetar që është i shoqëruar me anëtarët e familjes është edhe më shqetësuese sepse e dërgon mesazhin se as familjarët e gazetarëve nuk janë më të sigurt.”

Platforma Regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, që përfaqëson mbi 7800 gazetarë, e dënon rëndë sulmin mbi gazetarin Parim Olluri dhe të fejuarën e tij si dhe i bashkohet anëtarit të saj AGK në ngritjen e brengave serioze lidhur me këtë rast. Platforma thërret autoritetet e Kosovës që të reagojnë shpejtë, të identifikojnë tre sulmuesit dhe ti dënojnë në mënyrën e duhur. Nxit organizatat ndërkombëtare të përqendruara në mbrojtjen e lirisë së mediave dhe të drejtat e gazetarëve të kërkojnë të njëjtën.

Nëpërmjet sistemit të saj të monitorimit, platforma do të përcjell zhvillimet lidhur me këtë rast në periudhat vijuese si dhe do të informoj institucionet vendore dhe ndërkombëtare lidhur me konkluzat.

Asociacionet regjionale i bëjnë me dije publikut se në Kosovë se gjatë vitit 2017 janë regjistruar 9 raste të presioneve, kërcënimeve verbale dhe sulmeve fizike, përfshi rastin e fundit

 

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Sindikata e Mediave e Mali të Zi

Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

 

Platforma Regjionale për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, Prishtinë, 18/08/2017