Shteti | KO |
Emri dhe mbiemri | Behare Bajraktari |
Gjini | Femër |
Data | 01/12/2023 |
Qyteti | Prishtine |
Lloj i incidentit | Kërcënime tjera ndaj gazetarëve |
Shkelësi / i dyshuari | Menaxhmenti i Radio Kosoves |
Lloji i medias: | Elektronike |
Emri i Medias | Radio Kosova |
Burimi | Behare Bajraktari |
Emri i shkelësit / të dyshuarit | Menaxhmenti i Radio Kosoves |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës fton Menaxhmentin që ta menaxhojë situatën duke ndjekur rregulloret e brendshme të RTK-së, dhe duke respektuar punën dhe kontributin gati dy dekadash të gazetares Bajraktari në Transmetuesin Publik. |
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? | Rasti është raportuar në polici |
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka pranuar me shqetësim denoncimin që gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari, ka bërë në një njoftim për organizatën rreth situatës së saj të punës në radion publike.
Bajraktari ka shkruar se asaj këtë javë i janë larguar sendet personale dhe të punës nga zyra ku ka punuar, pak kohë pas ndërprerjes së emisionit në Radio Kosova.
Menaxhmenti i Radios, ka pohuar se gazetarja është njoftuar me kohë për rilokimin, dhe se emisioni ka ndryshuar përmbajtje si pjesë e skemës së re programore.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës fton Menaxhmentin që ta menaxhojë situatën duke ndjekur rregulloret e brendshme të RTK-së, dhe duke respektuar punën dhe kontributin gati dy dekadash të gazetares Bajraktari në Transmetuesin Publik.