Gazetarët e rajoneve të Gjilanit dhe të Ferizajt në punëtorinë e tretë të AGK dhe UN WOMEN

0
332
Source/Author: Association of Journalists of Kosovo

Gazetarët e rajoneve të Gjilanit dhe të Ferizajt në punëtorinë e tretë të AGK dhe UN WOMEN

PRISHTINË, 7 & 8 mars, 2020 – Gazetarët e rajoneve të Ferizajt dhe të Gjilanit morën pjesë në punëtorinë “Roli i medieve në ndërtimin e paqes”, organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me UN WOMEN.

Kjo është punëtoria e tretë me radhë, në të cilën u diskutua për rolin që kanë mediet në ndërtimin e paqes. Rrjetet sociale dhe raportimi për proceset e paqes ishin gjithashtu ndër temat e trajtuara përgjatë punëtorisë dy ditore.