Paulina Nushi, gazetare e Gazetës Jeta në Kosovë, është fyer dhe i është denigruar personaliteti i saj nga mjeku i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, – Sejdullah Mahmuti.

Gazetarja Nushi ka provuar ta kontaktoj mjekun Mahmuti, për ta pyetur në lidhje me akuzën e Prokurorit të Shtetit, që i kishte bërë atij. Ai nuk është lajmëruar në telefon dhe më pas gazetarja i ka shkruar mesazh. Pas publikimit të artikullit, ai e ka thirru në telefon dhe e ka fyer.

“Përkundër që e patëm aktakuzën ne donim t’i japim mundësinë për ta thënë fjalët e vet. Sot në mëngjes më telefonoi, bërtitke, dhe nuk e mora seriozisht deri në momenti kur filloi me thanë që ‘kjo do të kthehet në fëmijët tu’. Ne nuk duhet të trajtohemi në këtë formë, kjo është e papranueshme. Ja shpjegova që ke të drejtën tënde me fol dhe nëse ke ndonjë qëndrim apo reagim mund ta dërgosh në redaksi, ai prapë refuzoi”, tha Nushi Muhaxhiri.

 

Ish deputeti i Vetëvendosjes dhe ish Avokati i Popullit – Sami Kurteshi ka linçuar publikisht ish Drejtorin e Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) – Mentor Shala dhe Redaktorin Ridvan Berisha në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit në burg. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurteshi i ka inkriminuar ata për rolin e tyre në këtë rast.

 

 

Partia Demokratike e Kosovës ka sulmuar Gazetën Ekspres përmes një komunikate për shtyp. Në të PDK i  ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos marrin në konsideratë lajmet e publikuara nga Gazeta Express. Sulmi i PDK bëhet edhe më i papranueshëm  duke thënë se;  “Kjo web-faqe tashmë një kohë është futur në këtë valle me mision të qartë të goditjes së PDK-së me një armiqësi të pakuptueshme. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’i marrin me rezervë lajmet e Gazetës Express”

22.07.2019,  Gramos Zurnaxhiu është penguar, sulmuar dhe kërcënuar gjatë kryerjes së detyrës së tij, me datën 19.07.2019 gjatë aksionit të Inspektoratit për rrënimin e disa objekteve në kompleksin “Abi Çarshia” në Prizren. Ai është kërcënuar nga disa punëtorë të kompanisë dhe persona të panjohur.

Enis Misini teksa po ndiqte zhvillimet në nëndegën së Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagen Mat të Prishtinës, atij i është marrë kamera dhe nuk është lejuar të xhironte një përleshje mes anëtarëve që kishte ndodhur.

N. V nga qyteti Becej i Vojvodinës ka kërcënuar gazetarën Zana Cimili, përmes një komenti në foton e vajzës së saj të postuar në rrejtin social Instagram. 

Personi që e kërcënoi gazetaren Zana Cimili, në një fotografi të vajzës së saj të postuar në Instagram, ka shkruar një koment në gjuhën serbe duke thënë se gjithnjë e më shumë e ka dëshirë jetësore që ta vras një shqiptar. “Bile, pa problem me dhëmbë do e kisha shqyer një fëmijë shqiptari. Është e pabesueshme kjo. Ndërsa ti me punën tënde ke kontribuar, të falënderohem për këtë.” – ka shtuar më tutje ai. “Shpresoj që një luftë e re do shpërthej në Kosovë dhe që kësaj radhe terroristët dhe okupatorët shqiptarë të kenë mundësinë të ndjejnë gjithë atë zemërim të serbëve, dëshirën për drejtësi dhe liri!”

Gjykata e Lartë në Beograd, duke e akuzuar atë për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës racore, fetare dhe etnike dhe duke kërkuar një dënim prej katër vjetësh. Para kësaj, më 6 korrik 2019, policia serbe arrestoi N. V. dhe gjykata e vendosi atë në arrest shtëpie dhe e ndaloi atë të përdorë internetin.

 

 

Sipas raportit të TV Prva, gjatë një operacioni veri të Kosovë, ku ishin bërë disa arrestime nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ROSU, është goditur vetura e ekipit të TV Prva. Me këtë rasti, po nga i njëjti burim raportohet se; Zoran Maksimovic se makina ishte dëmtuar shumë. Me këtë rast, sipas tyre, siguria e gazetarit Maksimovic është rrezikuar seriozisht.

Në anën tjetër, në përgjigjen e saj dhënë Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, policia ka deklaruar se: “Policia e Kosovës gjate realizimit te operacionit policor te dates 28.05.2019, ka hasur disa here ne pengesa te ndryshme, bllokime rrugësh te cilat e kanë penguar realizimin e operacionit policor sipas planifikimit.”

Në të njëjtën përgjigje, policia shtonë se: “duke pasur kujdes ç’do herë qe te mos shkaktohen dëme gjatë lirimit të rrugëve, apo të shkaktohen dëme sa më të vogla, ne disa raste Policia është detyruar qe ti largoj nga rruga te gjitha pengesat te cilat kanë pamundësuar realizimin e operacionit policor.”

Gardianët e Burgut në Dubravë kanë penguar gazetarin e T7 për të intervistuar një ish ushtar të UÇK-së, i cili ishte i burgosur dhe dëshmitar në Gjykatën e Hagës. Ai ishte ngritur në skenë, nga ku kishte filluar t’i akuzonte politikanët.

 

Përmes dy llogarieve të rreme në Facebook, është kërcënuar Irfan Maliqi, gazetarë në “Plus Televizion”. Ai kishte shkruar dy artikuj për gratë e kthyera nga konflikti në Siri dhe një tjetër për fenomenin e vjedhjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit në qytetin e Vitisë. Për këto shkrimi, ai është përmes dy mesazheve. Njëri nga të dyshuarit është i njohur për Policinë e Kosovës, kurse tjetri jo.

<