COVID-19: ndërhyrja politike në mediet e Kosovës

0
225

Federata Evropiane e Gazetarëve u bënë thirrje medieve në Kosovë të përmbahen nga intensifikimi i tensioneve në krizën shëndetësore.

Karantinimi i qytetit të Mitrovicës së Veriut ka rezultuar me një mbulim mediatik të papërshtatshëm dhe jo etik. EFJ dënon fuqishëm këto mospërputhje, të cilat paraqesin ndërhyrjen në disa media të Kosovës.

Pyetjet e pambështetura dhe provokuese të bëra nga një gazetare e Radio Televizionit të Kosovës gjatë raportimit drejtpërdrejt nga Mitrovica e Veriut në lajmet e së shtunës mbrëma kanë rritur valën e reagimeve në Kosovë. Këto rrezikojnë të rrisin kontributin në tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Të premten, portali informativ Sinjali, në pronësi të avokatit Besnik Berisha (këshilltar politik i ish kryeministrit), ka krijuar polemikë me publikimin e emrave, adresave dhe datave të lindjes së 210 qytetarëve, kryesisht serb dhe rom, të cilët janë vendosur në karantinë në Mitrovicën e Veriut dhe në qytete tjera. Pas protestave nga publiku dhe Asociacioni i Gazetarëve Serb të Kosovës (UNS-Kosovo), Sinjali ka hijezuar informacionet personale të këtyre qytetarëve.

Misioni i OSCE në Kosovë ka kërkuar nga mediet të respektojnë privatësinë e pacientëve dhe në asnjë mënyrë mos të shfaqin identitetet e prekurve. “Situata me COVID-19 kërkon solidaritet dhe bashkëpunim të shoqërisë, gjithashtu edhe mes autoriteteve në rajon” ka thënë Misioni i OSCE.

“Duket qartë se disa politikanë, duke filluar nga Presidenti i Serbisë Alexander Vucic dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po përdorin krizën e koronavirusit për të provokuar tensione politike dhe shoqërore në interes të tyre personal. Ne u bëjmë thirrje gjithë gazetarëve të mos luajnë lojën e tyre dhe të veprojnë në interes të publikut” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i EFJ Ricardo Gutierres.

EFJ ka kërkuar sot nga Komisioni i Pavarur i Mediave të hetojnë këtë raportim jo etik dhe të vazhdojnë të monitorojnë nga afër mediet.