Ofendim dhe kërcënim në drejtim të gazetarëve të Gazetës Express, Prishtinë, 17.05.2021

Ofendim dhe kërcënim në drejtim të gazetarëve të Gazetës Express, Prishtinë, 17.05.2021

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Media

  • Emri i medias
    Gazeta Express
  • Lloji i platformës mediatike
    Media Online
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Gazeta Express
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    17.05.2021
  • Qyteti
    Prishtine
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Autoritetet - individët
  • Lloji i incidentit
    life_threat
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po

Zyrtarja e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Anita Xhabiri ka ofenduar një gazetare të Gazetës Express pasi ajo ka kërkuar qëndrim të Drejtorisë së Arsimit, pas raportimeve se një nxënëse e klasës së parë është abuzuar seksualisht nga disa nxënës të tjerë. Pas publikimit të lajmit për ofendimin e bërë, raportohet se redaksia e Gazetës Express të shtunën ka pranuar një telefonatë kërcënuese nga bashkëshorti i Xhabirit. Ai ka kërkuar që të largohet lajmi për bashëshorten e tij, ku ka kërcënuar se nëse një gjë e tillë nuk bëhet, gazetarët do të kenë punë privatisht me të. “E hek lajmin, une jom tu shku në polici, po nuk e hek lajmin, përveç policisë ki punë personalisht me mu. Ti ki problem me familjen tem, sjelljet apo çkado qoftë që ti shkrun, e hani m*t, atë ki problem. Kur te thirrësh gruan tem, ki problem me mu. Nuk o tu m’hangër për çka je tu e thirrë grun tem, ti je tu e thirrë gruan tem, për informata zyrtare shko n’rrotë t’samës. Këtë që e ke publiku ki qasje private me mu, jo zyrtare. E largon, unë po shkoj në polici edhe po vi te ju edhe e zgjidhim rastin menjëherë, a u kuptum?” Pas raportimit të rastit në polici, gazetari i Gazetës Express është intervistuar në cilësinë e viktimës. Teksa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Për AGK-në është shqetësuese fakti që gazetarët janë ende pre e ofendimeve dhe kërcënimeve të tilla nga zyrtarët publikë. Gjuha e tillë denigruese nga zyrtarja e komunës dhe kërcënimi i bërë në drejtim të gazetarëve nga bashkëshorti i saj është tërësisht e papranueshme dhe e cenon lirinë e shprehjes dhe medieve.

AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve publikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të distancohen nga ofendimet dhe kërcënimet në drejtim të tyre. Teksa, për çfarëdo padrejtësie që mendojnë se iu bëhet t’i drejtohen organeve kompetente.