Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- GjiniaMashkull
- Emri i viktimësArber Latifi
Media
- Emri i mediasNacionale
- Lloji i platformës mediatikeMedia Online
- Burimi i informacionit për ngjarjenNacionale
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit19.07.2023
- QytetiGjakove
- Autori(t)E paditur
- Sulmuar ngaStafi i sigurisë ose agjencia(at)
- Lloji i incidentitSulmet aktuale ndaj gazetarëve
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Kameramani i gazetës online Nacionale, Arbër Latifi, është sulmuar fizikisht sot në afërsi të Spitalit të Gjakovës nga pjesëtari i sigurimit të këtij spitali.
Latifi së bashku me gazetaren, Gentiana Hasani, kishin shkuar në Spitalin e Gjakovës për të raportuar rreth ndërprerjes së të gjitha operacioneve që ishte bërë me arsyetimin e temperaturave të larta.
Sipas raportimeve të Nacionales, kolegët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe gjithashtu ka dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës. Njëherësh, bëhet e ditur se pjesëtari i sigurimit që e ka kryer këtë sulm është ndaluar për 48 orë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet tejet i shqetësuar me sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales, dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë ta trajtojnë me prioritet rastin.