Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- Kush u sulmua?Grupi
- Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupitShkodrane Dakaj dhe Valdet Salihu
Media
- Emri i mediasKallxo.com
- Lloji i platformës mediatikeMedia Online
- Burimi i informacionit për ngjarjenKallxo.com
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit09.12.2022
- QytetiMitrovice e Veriut
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaqytetarë (të zakonshëm).
- Lloji i incidentitSulmet aktuale ndaj gazetarëve
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Ekipi i Kallxo.com është sulmuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicën e Veriut nga një grup i maskuar i serbëve.
Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua në afërsi të Shkollës Teknike.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve që raportojnë nga kjo pjesë e vendit, njëherësh e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë që gazetarët të raportojnë sigurtë nga kjo pjesë e vendit.