Sulmohen gazetarët shqiptarë e serbë në veri të Mitrovicës, Mitrovicë, 13.10.2021

Sulmohen gazetarët shqiptarë e serbë në veri të Mitrovicës, Mitrovicë, 13.10.2021

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Media

  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    13.10.2021
  • Qyteti
    Mitrovica
  • Sulmuar nga
    qytetarë (të zakonshëm).
  • Lloji i incidentit
    life_threat
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po

Janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.

Ndërkohë, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, shpreh shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës.

AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar.