Platforma Rajonale e dënon fuqishëm sulmin ndaj gazetares Andrea Topic



Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 8,000 anëtarë, dënon fuqishëm sulmin ndaj gazetares së portalit “Slobodna Dalmacija”, Andrea Topic, përderisa ajo po hulumtonte një rast.

“Slobodna Dalmacija”, ka raportuar se Topic ishte sulmuar gjatë së enjtes së datës 23.01.2020, nga katër burra. Sulmi i saj ka ndodhur si rrjedhojë e hulumtimit të saj në lidhje me pronën e Ministrit Kroat të Shëndetësisë, Milan Kujundzic, në Ivanbegovina. Derisa ajo po e fotografonte pronën nga rruga, katër burra i janë afruar.

“Ata më thanë që të largohem dhe se nuk ka asgjë për të filmuar aty. Personi i parë tha se ishte  kushëriri i ministrit Kujundzic. Ai më njohu mua, e dinte që jam gazetare, po ashtu unë e njoha atë pasi që edhe më parë kisha filmuar në këtë lokacion”, ka thënë Topic, duke shtuar se më pas personi në fjalë e kërcënoi atë,  kështu që ajo hyri në makinën e saj. Topic bëri të ditur se vetura e saj më pas ishte e rrethuar nga këta persona të cilët filluan ta frikësojnë atë duke i bërtitur, duke e filmuar, duke u ulur mbi veturën e saj e duke tundur veturën. Topic ka bërë të ditur se frikësimi ndaj saj zgjati për gjysmë ore. Redaktori i saj kishte telefonuar policinë, dhe kur këta të fundit kanë rritur, personat e përfshirë në këtë rast kishin mohuar çdo gjë, ani pse Topic kishte çdo gjë të filmuar.

“Asociacioni i Gazetarëve Kroatë – CJA, fuqishëm e dënon këtë sulm të neveritshëm ndaj koleges Andrea Topic, e cila po kryente punën e saj, e që kishte të bënte me interesin e publikut. Sulmi  është pasojë e një atmosfere armiqësore në Kroaci, ku gazetarët fajësohet për çdo gjë. Një atmosferë e tillë është e papranueshme për çdo shtet, e lëre më për një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, i cili ka edhe kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kryetari i CJA-së, Hrvoje Zovoi, pas sulmit ndaj gazetares Topic, e cila po bënte punën e saj në qytetin afër Imotskit.

Platforma Rajonale i mbështet përpjekjet e CJA-së për të mbrojtur gazetarët gjatë punës së tyre. Ne kërkojmë që ata të cilët qëndrojnë prapa sulmit ndaj gazetares Topic të dënohen dhe që gazetarëve tu garantohet siguri në punën e tyre. Platforma do të informojë të gjitha institucionet evropiane për këtë incident dhe do të kërkojë ndërhyrjen e tyre në fushën e medieve dhe sigurisë së gazetarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Çdo sulm mbi gazetarët është sulm mbi interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

 

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 28.01.2020.

Asociacioni i  Gazetarëve të BH

Sindikata e Media e Malit të Zi

Asociacioni i  Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i  Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë, 28.01.2020


, ,