SafeJournalists: Kërcënohet me vdekje gazetari Vuçiq i televizionit N1 në Bosnje e Hercegovinë



Gazetari Nikola Vuçiq, i televizionit N1 në Bosnje e Hercegovinë, ka marrë kërcënime me vdekje pasi që bëri një koment në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, përderisa u publikuan edhe detaje personale dhe u fye familja e tij.

Më 26 maj, duke reaguar për lajmet se Kantoni Perëndimori i Hercegovinës, e deklaroi vetën si zonë të lirë nga virusi korona. Nikola Vuçiq me sarkazmë pyeti në rrjetin social Twitter, se a do të deklarohej së shpejti edhe ‘zonë e lirë nga fashizmi’. Kjo pyetje u shoqërua me kërcënime dhe thirrje për dhunë ndaj tij, përfshirë këtu deklarata që Vuçiq duhej të hudhej në Lumin Nerveta apo të therrej, gjithashtu ai u emërua si ‘serb halal’, si dhe pati mesazhe nënçumese drejt tij dhe familjes së gazetarit.

Vuçiq pas këtyre reagimeve, e ka mbyllur llogarinë në Twitter, teksa disa media publikuan edhe detaje për jetën e tij, të cilat nuk kishin interes publik.

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnje e Hercegovinës, që është anëtare e rrjetit SafeJournalists, theksoi se janë të papranueshme kërcënimet për dhunë, gjuhë të urrejtjes dhe nënçmimet ndaj Vuçiqit dhe anëtarëve të familjes së tij.

BHJA, veçanarisht thekësoi se thirrjet për urrejtje dhe kërcënimet me vdekje janë vepër penale dhe se mospajtueshmëria me komentin e dikujt nuk arsyetohet me sjellje të tilla.

Kërcënimet dhe dhuna nga rrjetet sociale drejt gazetarëve, janë duke u shpeshtuar dhe po bëhen çdo herë e më serioze. Organet e drejtësisë duhet të reagojnë sa më shpejt dhe me më efikasitet për të parandaluar një periudhë radikale në Bosnje e Hercegovinë, pa liri të shprehjes dhe një ambient jo të sigurt për gazetarët – ka thënë sekretari i Asociacionit të Gazetarëve në Bosnje e Hercegovinë. Ai gjithashtu ka shtuar se është dëshpëruese se si televizioni N1, ka dështuar të mbrojë gazetarin, si dhe të reagojë ndaj sulmeve dhe kërcënimeve ndaj tij. Nëse një media nuk i mbron gazetarët e saj, të cilët kanë pranuar kërcënime me vdekje, atëherë ka një problem serioz të kuptojë përgjegjësinë e saj në mbrojtjen, sigurinë dhe integritetin e njerëzve, si dhe të kuptojë lirinë e shprehjes në përgjithësi.

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson mbi 8 mijë e 200 media profesionale në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet shqetësimit të Asociacionit të Gazetarëve në Bosnje e Hercegovinë (BHJA), karshi kërcënimeve ndaj Vuçiqit dhe familjes së tij. Raportimi i BHJA, dëshmon që kërcënime të tilla janë duke u rritur dhe se në këto ambiente, sulmet fizike kanë më shumë shans të ndodhin.

Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të Bosnje e Hercegovinës të veprojnë dhe ta mbrojnë Vuçiqin nga kërcënime të tjera, të hetojnë rastin, si dhe të ndëshkojnë ata që kanë nisur këtë gjuhë.

SafeJournalists.net do të informoj institucionet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste.

Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interest publik, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 30.05.2020

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave e Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të  Serbisë


, ,