Kërcënim ndaj gazetarit Shkumbin Kajtazi, Prishtinë, 14.06.2020


Gazetarit të portalit “Reporteri”, Shkumbin Kjatazi më 13.06.2020  është tentuar t’i digjet vetura me benzinë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kajtazi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka treguar se në rrugën “Evlia Çelebia” në Mitrovicë, një person kishte tentuar t’ia digjte me benzinë veturën e tij. Këtë akt, sipas gazetarit e kanë parandaluar banorët e kësaj rruge, të cilët e kishin njoftuar edhe Policinë e Kosovës.

AGK-ja përmes një reagimi publik, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetohen motivet e sulmit dhe kryesi i këtij akti të dal para drejtësisë.

Kërcënimet e tilla për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës janë tërësisht të papranueshme, të cilat e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë klimën e të bërit gazetari në Kosovë.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Shkumbin Kajtazi
Gjini Mashkull
Data 13/06/2020
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
Burimi Rrjeti social Facebook
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja ka reaguar publikisht përmes një komunikate për media.
Statusi gjyqësor I dyshuari pasi është intervistuar nga prokurori i rastit, është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici