Kërcënim verbal ndaj gazetares Jeta Xharra, Prishtinë, 03.07.2020


Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Gani Koci, ka përdorur gjuhë fyese ndaj gazetares Jeta Xharra.

Koci përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, i ka quajtur gropa skeptike serbe që duhet mbyllur me beton, disa personalitete duke përfshirë edhe gazetaren e BIRN-it, Jeta Xharra.

“Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, ka shkruar ai.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një reagimi ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga Gani Koci, si dhe u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve politikë t’i ndalin sulmet ndaj gazetarëve, në mënyrë që puna e tyre t’i shërbejë opinionit dhe zhvillimit demokratik të shoqërisë.

Presionet e tilla nuk janë të dëmshme vetëm për punën e gazetarëve, por edhe për demokracinë në vend. Gazetarët kanë të drejtë të kryejnë punën e tyre lirshëm, pa pasur frikën ndaj etiketimeve të kësaj natyre.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Jeta Xharra
Gjini Femër
Data 03/07/2020
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci.
Lloji i medias: Online
Burimi Facebook
Emri i shkelësit / të dyshuarit Array
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Jo
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici