Kërcënim tjetër ndaj gazetarëve, Baton Haxhiu & Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 24. 10. 2019.


Përmes një postimi në Facebook, Hysen Durmishi, Zyrtar i Lartë në Lëvizjen Vetëvendosje ka kërkuar arrestimin e Drejtorit të Klan Kosova – Baton Haxhiu dhe Redektorit të Insajderit Vehbi Kajtazi. Ai ka akuzuar ata si persona të përfshirë në vdekjen e Astrit Deharit.

“Astriti u vra. Vrasësit dhe urdhërdhënësit duhet të dënohen. Prokuroria duhet menjëherë, ama menjëherë, qysh sot, të shpallë urdhërarrest për Sylë Hoxhen, Nexhmi Krasniqin, Dhurata Hoxhën, Baton Haxhiun, Vehbi Kajtazin e plot të tjerë, në mënyrë që të zbulohet e vërteta. Nuk do të ndalemi kurr deri te e vërteta për Astritin.”

Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është gjendur i vdekur me 5 nëntor 2016 në Burgun e Prizrenit. Të martën, me 24 tetor 2019, familja e tij ka marrë raportin nga Instituti i Mjekësisë në Llozan – Zvicër, i cili ka konstatuar se përfshirjen e një personi të tretë në vdekjen e tij nuk duhet përjashtuar.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Baton Haxhiu & Vehbi Kajtazi
Gjini Mashkull
Data 24/10/2019
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Hysen Durmishi
Lloji i medias: Elektronike Online
Emri i Medias Klan Kosova & Insajder
Burimi Media
Emri i shkelësit / të dyshuarit Array
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar publikisht përmes një komunikate.