Kërcënime tjera ndaj gazetarëve, Denis Galushi, Prishtinë, 11. 11. 2019.


Deputeti i Kosovës, Veton Berisha publikisht i ka bërë presion gazetarit të Radio Kosovës Denis Galushi përmes një shkrimi në llogarinë e tij personale ne Facebook.

Ai ka akuzuar Denis Galushin si person i cili ka nxitë përçarje mes komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas përmes editorialeve të tij.

“Bazuar në publikimin e tij të datës 18. 10. 2019, me titull: “Roma + Ashkali + Egjiptian = ROMA” kemi konstatuar se ka kryer vepër penale duke nxitur përçarje dhe mosdurim si dhe duke mohuar identitetin Egjiptian dhe Ashkali ne konstatojmë se ka shkelur Kushtetutën , ligjet në fuqi dhe nenin 141 i KPK-së”, ka shkruar Berisha në rrjetin social Facebook.

Deputeti Berisha ka treguar se ka ngritur kallëzim  penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Denis Galushi ka kërkuar mbrojtje ligjore nga AGK duke e aplikuar mekanizmin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Odën e Avokatëve të Kosvës. AGK është duke e monitoruar nga afër rastin dhe do ta mbështetë Denis Galushin në punën e tij si gazetar.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Denis Galushi
Gjini Mashkull
Data 11/12/2019
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Veton Berisha
Lloji i medias: Elektronike
Emri i Medias Radio Kosova
Burimi E-mail i Denis Galushit & Llogaria personale ne Facebook e Veton Berishës
Emri i shkelësit / të dyshuarit Array
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK ka reaguar publikisht permes një komunikate për media.
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në zyren e Prokurorit