Kërcënime tjera ndaj gazetarëve, Paulina Nushi Muhaxhiri, Prishtinë, 11. 09. 2019.


 

Paulina Nushi, gazetare e Gazetës Jeta në Kosovë, është fyer dhe i është denigruar personaliteti i saj nga mjeku i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, – Sejdullah Mahmuti.

Gazetarja Nushi ka provuar ta kontaktoj mjekun Mahmuti, për ta pyetur në lidhje me akuzën e Prokurorit të Shtetit, që i kishte bërë atij. Ai nuk është lajmëruar në telefon dhe më pas gazetarja i ka shkruar mesazh. Pas publikimit të artikullit, ai e ka thirru në telefon dhe e ka fyer.

“Përkundër që e patëm aktakuzën ne donim t’i japim mundësinë për ta thënë fjalët e vet. Sot në mëngjes më telefonoi, bërtitke, dhe nuk e mora seriozisht deri në momenti kur filloi me thanë që ‘kjo do të kthehet në fëmijët tu’. Ne nuk duhet të trajtohemi në këtë formë, kjo është e papranueshme. Ja shpjegova që ke të drejtën tënde me fol dhe nëse ke ndonjë qëndrim apo reagim mund ta dërgosh në redaksi, ai prapë refuzoi”, tha Nushi Muhaxhiri.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Paulina Nushi Muhaxhiri
Gjini Femër
Data 11/09/2019
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Sejdullah Mahmuti
Lloji i medias: Online
Emri i Medias Jeta në Kosovë
Burimi Paulina Nuxhi Muhaxhiri
Emri i shkelësit / të dyshuarit Array
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK ka reaguar publikisht permes nje komunikate per media.
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti nuk është raportuar në polici