Sulm fizik ndaj gazetares Norë Kelmendi, Prishtinë, 27. 10. 2019.


 

Me datën 27 tetor 2019, Arsim Rexhepi, pronar i një kompanie ndërtimi ka sulmuar fizikisht Norë Kelmendin, gazetare e Ekonomia Online.

Kelmendi ishte duke e realizuar kronikën për një incident në Prishtinë, ku si rezultat i rrëshqitjes së dheut ishin dëmtuar disa vetura. Gjatë kryerjes së punës së saj është penguar nga z. Rexhepi, i cili e ka kapur nga krahu dhe me forcë e ka larguar nga vend-punishtja. Ekipi i Ekonomia Online kishte leje nga Inspektorati i Punës për të bërë xhirimin.

Në lidhje me incidentin, Policia e Kosovës ka intervenuar dhe i ka intervistuar të dy; Arsim Rexhepin dhe Norë Kelmendin.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Norë Kelmendi
Gjini Femër
Data 27/10/2019
Qyteti
Lloj i incidentit Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari Arsim Rexhepi
Lloji i medias: Online
Emri i Medias Ekonomia Online
Burimi Norë Kelmendi
Emri i shkelësit / të dyshuarit Array
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar publikisht përmes një komunikate për media.
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici