Sulmet aktuale ndaj gazetarëve, Zoran Maksimovic, Zubin Potok, 28. 05. 2019.


Sipas raportit të TV Prva, gjatë një operacioni veri të Kosovë, ku ishin bërë disa arrestime nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ROSU, është goditur vetura e ekipit të TV Prva. Me këtë rasti, po nga i njëjti burim raportohet se; Zoran Maksimovic se makina ishte dëmtuar shumë. Me këtë rast, sipas tyre, siguria e gazetarit Maksimovic është rrezikuar seriozisht.

Në anën tjetër, në përgjigjen e saj dhënë Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, policia ka deklaruar se: “Policia e Kosovës gjate realizimit te operacionit policor te dates 28.05.2019, ka hasur disa here ne pengesa te ndryshme, bllokime rrugësh te cilat e kanë penguar realizimin e operacionit policor sipas planifikimit.”

Në të njëjtën përgjigje, policia shtonë se: “duke pasur kujdes ç’do herë qe te mos shkaktohen dëme gjatë lirimit të rrugëve, apo të shkaktohen dëme sa më të vogla, ne disa raste Policia është detyruar qe ti largoj nga rruga te gjitha pengesat te cilat kanë pamundësuar realizimin e operacionit policor.”

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Zoran Maksimoviç
Gjini Mashkull
Data 28/05/2019
Qyteti
Lloj i incidentit Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
Nga kush Nga policët
Lloji i medias: Elektronike
Emri i Medias TV Prva
Burimi TV Prva & Policia e Kosovës
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po