Kërcënim verbal, Edona Kutleshi, 08.11.2018, Prishtinë


Shefi i kabinetit të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Baton Dushi, e ka fyer gazetaren, Edona Kutleshi, në lidhje me publikimin e artikullit “Shefi i kabinetit të ministrit Bytyqi bën biznes me kafe në MASHT”, të publikuar më 06.11.2018, në gazetën “Koha Ditore”. Dushi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka përdorur fjalë fyese në drejtim të gazetares Kutleshi duke e quajtur atë “përbindësh” dhe “jo profesionale”. “Më vie keq që jam bërë pre mediatike e një përbindëshi të tillë! Më vie keq që kemi një gazetare të tillë jo profesionale. Ajo, në vend që të jetë vërtetë investigative, mjerisht vie dhe bëhet hiq më pak se sa llum mediatik!” thuhet ndër të tjera në postimin e Dushit.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Edona Kutleshi
Gjini Femër
Data 08/11/2018
Qyteti Pristina
Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
Nga kush Nga zyrtarët publik
Lloji i medias: Të shtypur
Emri i Medias Koha Ditore
Burimi Facebook
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK ka kërkuar nga Dushi që të distancohet nga ky qëndrim ndaj gazetares dhe të kërkoj falje publike për gjuhën e përdorur ndaj saj, si dhe nëse ka pretendime në lidhje me artikullin në fjalë t’i ndjekë rrugët ligjore, e assesi mos të përdorë gjuhë fyese dhe denigruese në drejtim të gazetares Kutleshi.
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Jo