Kërcënim kudër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Kajtaz Gecaj, Skenderaj, 20. 12. 2019.


Kajtaz Gecaj, korrespodent i Gazetës ZËRI, është kërcënuar nga kreu i Drejtorisë për Kulturë të Skenderajt.  

Kërcënimi ka ardhur si rezultat i një artikulli me titull: “Këtë vit, Komuna e Skenderajt pagoi katër portare, asnjë lokal”, shkruar nga Gecaj.

“Para pak çasteve, Ramiz Shala, drejtor i Kulturës më ka kërcënuar se do të më sulmojë fizikisht nëse edhe njëherë ia përmendi emrin në gazetë, edhe pse emrin ia ka përmendur kolegu i tij, Kastriot Gashi – ka shkruar Gecaj në rrjetin social Facebook.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, që tanimë është në fazën e hetimeve.

“Policia ka ndërmarr veprimet e menjëhershme policore, përderisa sot në mesditë, zyrtari nga komuna ka shkuar në SP Skënderaj dhe aty është  intervistuar. Pas intervistimit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili udhëzon që rasti të mbetet për informim dhe në vazhdimësi të merren veprime hetimore të cilat do e vërtetojnë nëse ka ekzistuar vepra penale…” është shkruar në përgjigjen e Policisë së Kosovës për AGK-në.

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Kajtaz Gecaj
Gjini Mashkull
Data 20/12/2019
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Ramiz Shala
Lloji i medias: Të shtypur
Emri i Medias Gazeta ZËRI
Burimi Kajtaz Gecaj
Emri i shkelësit / të dyshuarit Array
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK ka reaguar publikisht permes një komunikate për media.
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici