Tjetër sulm ndaj gazetarëve, Leonard Kërquki, Prishtinë, 03. 05. 2019.


 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli i ka bërë presion Kryeredaktorit të Gazetës Express Leonard Kërquki, në lidhje me lajmin për ftesën e tij nga Gjykata Speciale në Hagë. Veseli i ka dërguar mesazh përmes aplikacionit WattsApp ku shkruan: “Ju shkoni ndaci edhe te nana Ajshe e jemja…. Ama mos harroni se njerëzit kanë familje, kanë fëmijë – nuk bon kështu. Po të flasë si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Jeni ka abuzoni. Vazhdoni. Mu kjo punë vec mi flladit… a po e din cka po du me thanë. Thuj atij llaposhit se unë s’ja kom shti baben në burg… E din ai… Ama dije se UCK edhe Kosovë ka me pas gjithmonë këtu”

Shteti KO
Emri dhe mbiemri Leonard Kërquki
Gjini Mashkull
Data 03/05/2019
Qyteti
Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
Nga kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Kadri Veseli
Lloji i medias: Online
Emri i Medias Gazeta Express
Burimi Gazeta Express
Emri i shkelësit / të dyshuarit Array
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK ka reaguar publikisht përmes mediave sociale.