“Rreziku nga dezinformatat në kohë pandemie”, trajnim i organizuar nga AGK dhe UN Women

0
269

PRISHTINË, 13.05.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me UN Women kanë vazhduar ciklin e trajnimeve për gazetarë, duke organizuar trajnim online mbi temën “Rreziku nga dezinformatat në kohë pandemie”.

Përmes këtij trajnimi u synua të zgjerohen njohuritë mbi temën e infodemisë si dhe të forcohen kapacitetet e gazetarëve duke aplikuar një qasje sa më profesionale gjatë raportimeve të tyre.

Deri në fund të projektit do të organizohen edhe 2 trajnime me gazetarë të nivelit qendror dhe 1 punëtori me gazetarë të nivelit lokal, të cilat do të udhëhiqen nga ekspertë ndërkombëtar dhe si rezultat i këtyre aktiviteteve, do të hartohet një udhëzues për gazetarë.