Gazetarët e Ballkanit Perëndimor: Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve ende në rrezik

Safejournalists.net

BRUKSEL, 27.03.2018 – Një delegacion i projektit të Platformës Rajonale në Ballkanin Perëndimor për avokim të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve kanë vizituar Brukselin më 21 dhe 22 mars dhe kanë mbajtur takime dhe konsultime me anëtarët e Parlamentit Europian dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Europian.

Përfaqësuesit e asociacioneve të gazetarëve dhe e një sindikate nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia paraqitën situatën e mediave dhe sigurisë së gazetarëve në vendet e tyre. Ata theksuan problemet e përbashkëta që ballafaqohen anëtarët e tyre dhe gazetarët e tjerë, duke përfshirë kushtet e dobëta të punës, frika nga siguria personale për shkak të punës, presionet politike dhe ekonomike që rezultojnë me censurë dhe vetë-censurë. Në këtë ambient të tillë gazetaria joprofesionale lulëzon dhe pluralizmi mediatik rrezikohet. Është vërejtur se problemet që ballafaqohen gazetarët kryesisht vijnë nga partitë politike në pushtet të cilët kanë demonstruar mungesë të vullnetit politik për të punuar në përmirësimin e gjendjes së lirisë së mediave. Është nënvizuar se mosndëshkueshmëria e sulmeve ndaj gazetarëve mbetet problemi më i madh.

Përfaqësuesit kanë marrë pjesë në sesionin e përbashkët plenar të Komitetit për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë e Mbrojtjes (AFET-SEDE) të Parlamentit Europian me fokus në strategjinë e komunikimit të KE-së, ndikimi i huaj në media, dezinformimi dhe lajmet e rreme. Duke i prekur problemet e përmendura, delegacioni tërhoqi vëmendjen se këto janë pasoja si mungesë e ambientit ligjor e social për gazetarët që të punojnë në interes të publikut dhe tu ofrojnë qytetarëve informata që ata kanë nevojë për të bërë zgjedhje informuese.

Gjatë takimeve bilateral, delegacioni ka ndarë të gjeturat e hulumtimeve të tyre për treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve për vitin 2017 duke theksuar çështjet që kanë nevojë për vëmendje urgjente nga secili shtet. Vëmendja e anëtarëve të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian është tërhequr në qendrën e të dhënave ekzistuese të sulmeve ndaj gazetarëve www.safejournalists.net, gjersa e njëjta vegël është vlerësuar si shumë e dobishme për monitorimin e situatës në regjion nga KE. Anëtarët e Parlamentit të takuar kanë njohur se liria e mediave në Ballkanin Perëndimor ka nevojë për përmirësim dhe shqetësimet e gazetarëve duhet të mirren parasysh dhe të veprohet. Ata presin që këto përshtypje të jenë pjesë e raportit vijues të progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor që pritet të publikohet në prill 2018.

Vizita e delegacionit në Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian ishte e organizuar nga Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ) dhe e përkrahur nga Bashkimi Europian si pjesë e projektit Platforma Regjionale për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve.


Safejournalists.net, Brisel, 27/03/2018