{"id":23592,"date":"2018-12-15T11:37:47","date_gmt":"2018-12-15T10:37:47","guid":{"rendered":"https:\/\/staging.safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/"},"modified":"2021-06-02T23:09:14","modified_gmt":"2021-06-02T22:09:14","slug":"mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/","title":{"rendered":"Mosinterpretimi i drejt\u00eb i ligjeve &#8211; penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave"},"content":{"rendered":"<p><strong>PRISHTIN\u00cb, 15.12.2018 &#8211; Gazetar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb sot p\u00ebrballen me shum\u00eb sfida n\u00eb ushtrimin e profesionit t\u00eb tyre. Ata, pos pun\u00ebs me p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnguar t\u00eb durojn\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnime e shantazhe nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, raste t\u00eb cilat raportohen edhe n\u00eb organin q\u00eb mbledh rreth vetes komunitetin e gazetar\u00ebve, n\u00eb AGK, por edhe institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb. Ndon\u00ebse Kushtetuta dhe ligjet garantojn\u00eb lirin\u00eb e mediave, n\u00eb terren gjendja l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. P\u00ebr t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb nga k\u00ebndi juridik, kemi zhvilluar nj\u00eb intervist\u00eb me avokatin Kushtrim Palushi.<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00a0Z.\u00a0<\/em><strong><em>Palushi, faleminderit p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb dhe koh\u00ebn q\u00eb gjet\u00ebt p\u00ebr t`u p\u00ebrgjigjur pyetjeve tona!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Faleminderit nga ju, do t\u00eb mundohem sadopak t\u00eb jap kontributin tim, kuptohet duke u nisur nga ajo q\u00eb kam par\u00eb gjat\u00eb pun\u00ebs sime si avokat.<\/p>\n<p><strong>Si q\u00ebndron korniza ligjore n\u00eb fush\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb mediave dhe t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Korniza ligjore n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb lidhje me lirin\u00eb e mediave dhe lirin\u00eb e shprehjes, q\u00ebndron shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb let\u00ebr, megjithat\u00eb zbatimi i k\u00ebsaj kornize paraqet sfid\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. Rikujtojm\u00eb q\u00eb Kosova ka nj\u00eb Kushtetut\u00eb moderne, e cila garanton t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke inkorporuar, p\u00ebrve\u00e7 instrumenteve dhe konventave t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, edhe praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Kushtetuta ka krijuar nj\u00eb bazament t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr ligjet dhe institucionet n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat e tyre n\u00eb garantimin dhe mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb mediave dhe lirin\u00eb e shprehjes, si dhe mbrojtjen e gazetar\u00ebve nga k\u00ebrc\u00ebnimet dhe sulmet n\u00eb drejtim t\u00eb tyre. Edhe ligjet e hartuara n\u00eb funksion t\u00eb zbatimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, sikurse jan\u00eb Ligji Civil kund\u00ebr Shpifjes, Kodi Penal i Kosov\u00ebs dhe ligjet e tjera parashohin mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb mediave n\u00eb harmoni me standardet evropiane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e legjislacionit aktual n\u00eb fush\u00ebn e mediave n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpar\u00ebsia kryesore e legjislacionit aktual n\u00eb fush\u00ebn e mediave n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se legjislacioni \u00ebsht\u00eb kryesisht i ri dhe i hartuar nga fillimi, duke pasur n\u00eb mendje t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00eb dhe me Konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Si rrjedhoj\u00eb, organet ligjv\u00ebn\u00ebse kan\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb marrin praktikat m\u00eb t\u00eb mira nga rajoni e niveli evropian dhe ato praktika dhe parime ligjore t\u2019i inkorporojn\u00eb n\u00eb legjislacionin vend\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Po mang\u00ebsit\u00eb, sa jan\u00eb evidente? <\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, mang\u00ebsit\u00eb kryesore nuk jan\u00eb n\u00eb legjislacion sa jan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si ai legjislacion aplikohet dhe interpretohet. Fatkeq\u00ebsisht, duke qen\u00eb se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb ende pjes\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, ne duhet t\u00eb mjaftohemi me interpretimin q\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjykatat e rregullta dhe p\u00ebrfundimisht Gjykata Kushtetuese. Gjykatat e rregullta edhe m\u00eb tutje nuk po arrijn\u00eb t\u00eb nxjerrin vendime t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb harmoni me praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb e Njeriut, nd\u00ebrkaq vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese sado q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuara se vendimet e gjykatave t\u00eb rregullta n\u00eb aspektin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes, liris\u00eb s\u00eb mediave dhe t\u00eb drejtat e njeriut, prap\u00ebseprap\u00eb jan\u00eb mjeti i fundit q\u00eb qytetar\u00ebt dhe mediat kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mbrojtjen dhe realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>A ka ligje apo akte n\u00ebnligjore q\u00eb bien ndesh me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb raste?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, kryesisht ligjet dhe aktet n\u00ebnligjore jan\u00eb n\u00eb harmoni me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, mir\u00ebpo sikurse r\u00ebndom ndodh me lirin\u00eb e shprehjes dhe lirin\u00eb e mediave, shpeshher\u00eb ushtrimi i t\u00eb drejtave bie n\u00eb konflikt apo bie ndesh me ushtrimin e t\u00eb drejtave nga t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebr shembull, liria e shprehjes \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt permanent me t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb privat\u00ebsi t\u00eb subjekteve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn raportohen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, mund t\u00eb themi se ligjet nuk ofrojn\u00eb udh\u00ebzime t\u00eb qarta se si zbatuesit dhe interpretuesit e tyre t\u00eb b\u00ebjn\u00eb balanc\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me rastin e vendosjes se cil\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb do t`i jepet p\u00ebrpar\u00ebsi, s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes apo privat\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Po n\u00eb praktik\u00eb si \u00ebsht\u00eb situata?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb kemi nj\u00eb situat\u00eb jo edhe aq t\u00eb mir\u00eb, sepse, sikurse potencuam edhe m\u00eb her\u00ebt, problem kryesor n\u00eb Kosov\u00eb dhe jo vet\u00ebm n\u00eb lidhje me legjislacionin q\u00eb rregullon mediat, \u00ebsht\u00eb zbatimi dhe interpretimi i drejt\u00eb i ligjeve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, kemi probleme n\u00eb disa fusha, fillimisht me njohjen, respektimin dhe zbatimin e ligjit nga organet e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore dhe institucionet dhe zyrtar\u00ebt publik\u00eb, pastaj kemi probleme me njohjen dhe respektimin e ligjit nga individ\u00ebt privat\u00eb; n\u00eb disa raste nga vet\u00eb gazetar\u00ebt dhe mediat.<\/p>\n<p><strong>Ku e shihni ju thelbin e problemit?<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, sfida kryesore q\u00ebndron n\u00eb nivelin e drejt\u00ebsis\u00eb, ku ky sistem p\u00ebrballet me probleme t\u00eb natyr\u00ebs specifike, sikurse jan\u00eb, p\u00ebr shembull, numri i madh i l\u00ebnd\u00ebve dhe mungesa e specializimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve individual\u00eb t\u00eb gjykatave t\u00eb rregullta n\u00eb fush\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb mediave dhe liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/p>\n<p><strong>Sa zbatohen k\u00ebto ligje, duke u nisur nga ligji i pun\u00ebs por edhe ligje t\u00eb tjera q\u00eb nd\u00ebrlidhen me fush\u00ebn e mediave n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ligjet zbatohen, por jo n\u00eb mas\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme. Ligji i Pun\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje problematike sidomos n\u00eb sektorin privat e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb fush\u00ebn e mediave dhe gazetar\u00ebve. Mungesa e kontratave t\u00eb pun\u00ebs, orari dhe kushtet e pun\u00ebs, mbrojtja dhe siguria n\u00eb pun\u00eb, pagesa dhe aspekte t\u00eb tjera esenciale t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune nuk garantohen dhe nuk respektohen. Ngjash\u00ebm ndodh edhe me ligjet e tjera. Nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb shkakton pasiguri dhe rrezik p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe mediat, nga k\u00ebrc\u00ebnimet, sulmet apo shantazhet.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb b\u00ebni ndonj\u00eb krahasim me korniz\u00ebn ligjore n\u00eb fush\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb mediave t\u00eb shteteve fqinje? Si q\u00ebndrojn\u00eb ato, m\u00eb mir\u00eb apo m\u00eb keq se Kosova?<\/strong><\/p>\n<p>Korniza ligjore e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb mjaft e avancuar dhe besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e avancuar se ligjet e shteteve t\u00eb rajonit, marr\u00eb parasysh q\u00eb ajo qysh me rastin e hartimit jan\u00eb marr\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb mira evropiane p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes dhe lirin\u00eb e mediave. Shtetet e rajonit dhe Kosova pak a shum\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjeve dhe nj\u00eb ambient t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe mediat. Madje disa shtete jan\u00eb edhe m\u00eb keq se Kosova. Shembull p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marrim Shqip\u00ebrin\u00eb apo edhe Serbin\u00eb, ku gazetar\u00ebt k\u00ebrc\u00ebnohen, sulmohen, paditen e madje edhe d\u00ebnohen nga gjykatat. Kjo jo p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb nuk ndodhin k\u00ebto gj\u00ebra, mir\u00ebpo jo n\u00eb intensitetin dhe nivelin q\u00eb ndodhin n\u00eb shtetet e rajonit.<\/p>\n<p><strong>Do t\u00eb thot\u00eb se nuk jan\u00eb gj\u00ebrat vet\u00ebm zi tek ne?<\/strong><\/p>\n<p>Jo, harrova t\u00eb shtoj m\u00eb lart se Kosova q\u00ebndron edhe pak\u00ebz m\u00eb mir\u00eb se disa shtete t\u00eb Bashkimit Evropian. Marrim shembull Sllovakin\u00eb dhe Malt\u00ebn ku vet\u00ebm dy vitet e fundit n\u00eb secilin prej k\u00ebtyre shteteve \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb s\u00eb paku nga nj\u00eb gazetar.<\/p>\n<p><strong>I kthehemi pak tem\u00ebs q\u00eb lidhet direkt me pun\u00ebn e gazetar\u00ebve, a keni pasur raste kur u keni dal\u00eb n\u00eb mbrojtje atyre, n\u00ebse po, n\u00eb \u00e7far\u00eb rasti ka qen\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Po, un\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrditshme si avokat kam p\u00ebrfaq\u00ebsuar raste dhe kam mbrojtur gazetar\u00ebt n\u00eb raste dhe procedura gjyq\u00ebsore. N\u00eb disa raste tashm\u00eb kam mbrojtur dhe vazhdoj t\u00eb mbroj gazetar\u00ebt nga padit\u00eb civile kund\u00ebr shpifjes dhe fyerjes, t\u00eb cilat m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebrdoren si tendenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb heshtur dhe shantazhuar gazetar\u00ebt n\u00eb kryerjen e pun\u00ebs s\u00eb tyre. Me pun\u00ebn time mundohem t\u00eb edukoj jo vet\u00ebm gazetar\u00ebt dhe pal\u00ebt e p\u00ebrfshira, por edhe institucion net publike dhe gjykatat mbi standardet m\u00eb t\u00eb mira evropiane t\u00eb mish\u00ebruara n\u00eb Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb e Njeriut dhe Praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat dhe Lirit\u00eb e Njeriut.<\/p>\n<p><strong>Ju personalisht \u00e7far\u00eb mendoni, a ka liri t\u00eb mediave n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb vler\u00ebsoj se ka liri t\u00eb mediave dhe t\u00eb gazetar\u00ebve, mir\u00ebpo sigurisht edhe kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb progres, e cila k\u00ebrkon koh\u00eb dhe edukim shoq\u00ebror p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe mediave n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike. Ne jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ishim pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi tjet\u00ebr qeveris\u00ebs e politik, ku nuk kishte liri t\u00eb shprehjes e t\u00eb mendimit, nd\u00ebrsa marr\u00eb parasysh koh\u00ebn q\u00eb ka kaluar, v\u00ebrejm\u00eb progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Megjithat\u00eb, ende kemi raste kur njer\u00ebzit mundohen t\u2019i mohojn\u00eb apo t\u2019i shkelin t\u00eb drejtat e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe liris\u00eb s\u00eb mediave, megjithat\u00eb edhe institucionet kan\u00eb filluar t\u00eb kuptojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb rolin e tyre q\u00eb kan\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, mediave dhe gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Intervistoi: Jehona Zhitia<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PRISHTIN\u00cb, 15.12.2018 &#8211; Gazetar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb sot p\u00ebrballen me shum\u00eb sfida n\u00eb ushtrimin e profesionit t\u00eb tyre. Ata, pos pun\u00ebs me p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnguar t\u00eb durojn\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnime e shantazhe nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, raste t\u00eb cilat raportohen edhe n\u00eb organin q\u00eb mbledh rreth vetes komunitetin e gazetar\u00ebve, n\u00eb AGK, por edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":23593,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[1204],"tags":[],"class_list":["post-23592","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-news_pristina"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v23.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Mosinterpretimi i drejt\u00eb i ligjeve - penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave &#8211; SafeJournalists<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mosinterpretimi i drejt\u00eb i ligjeve - penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave &#8211; SafeJournalists\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"PRISHTIN\u00cb, 15.12.2018 &#8211; Gazetar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb sot p\u00ebrballen me shum\u00eb sfida n\u00eb ushtrimin e profesionit t\u00eb tyre. Ata, pos pun\u00ebs me p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnguar t\u00eb durojn\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnime e shantazhe nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, raste t\u00eb cilat raportohen edhe n\u00eb organin q\u00eb mbledh rreth vetes komunitetin e gazetar\u00ebve, n\u00eb AGK, por edhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"SafeJournalists\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2018-12-15T10:37:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-06-02T22:09:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/novinari.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"672\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"448\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"AJK\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"AJK\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks\"},\"author\":{\"name\":\"AJK\",\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/#\/schema\/person\/899908031cda52a56d6142f55edcabac\"},\"headline\":\"Mosinterpretimi i drejt\u00eb i ligjeve &#8211; penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave\",\"datePublished\":\"2018-12-15T10:37:47+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-02T22:09:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks\"},\"wordCount\":1607,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/novinari.jpg\",\"articleSection\":[\"News Pristina\"],\"inLanguage\":\"sq-XK\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks\",\"url\":\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks\",\"name\":\"Mosinterpretimi i drejt\u00eb i ligjeve - penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave &#8211; SafeJournalists\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/novinari.jpg\",\"datePublished\":\"2018-12-15T10:37:47+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-02T22:09:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-XK\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-XK\",\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/novinari.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/novinari.jpg\",\"width\":672,\"height\":448},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/safejournalists.net\/?lang=ks\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mosinterpretimi i drejt\u00eb i ligjeve &#8211; penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/#website\",\"url\":\"https:\/\/safejournalists.net\/\",\"name\":\"SafeJournalists.net\",\"description\":\"The Regional Platform for Media Freedom and Security of Journalists is a network of journalists&#039; associations and media unions from the Western Balkans.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/safejournalists.net\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-XK\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/#organization\",\"name\":\"SafeJournalists.net\",\"url\":\"https:\/\/safejournalists.net\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-XK\",\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/logo-safejournalists.png\",\"contentUrl\":\"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/logo-safejournalists.png\",\"width\":960,\"height\":540,\"caption\":\"SafeJournalists.net\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/#\/schema\/person\/899908031cda52a56d6142f55edcabac\",\"name\":\"AJK\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-XK\",\"@id\":\"https:\/\/safejournalists.net\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/18b8dd5f3c8b37c4d0ae64960a4810b5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/18b8dd5f3c8b37c4d0ae64960a4810b5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"AJK\"},\"url\":\"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/author\/ajk\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mosinterpretimi i drejt\u00eb i ligjeve - penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave &#8211; SafeJournalists","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Mosinterpretimi i drejt\u00eb i ligjeve - penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave &#8211; SafeJournalists","og_description":"PRISHTIN\u00cb, 15.12.2018 &#8211; Gazetar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb sot p\u00ebrballen me shum\u00eb sfida n\u00eb ushtrimin e profesionit t\u00eb tyre. Ata, pos pun\u00ebs me p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnguar t\u00eb durojn\u00eb edhe k\u00ebrc\u00ebnime e shantazhe nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, raste t\u00eb cilat raportohen edhe n\u00eb organin q\u00eb mbledh rreth vetes komunitetin e gazetar\u00ebve, n\u00eb AGK, por edhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks","og_site_name":"SafeJournalists","article_published_time":"2018-12-15T10:37:47+00:00","article_modified_time":"2021-06-02T22:09:14+00:00","og_image":[{"width":672,"height":448,"url":"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/novinari.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"AJK","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"AJK","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks"},"author":{"name":"AJK","@id":"https:\/\/safejournalists.net\/#\/schema\/person\/899908031cda52a56d6142f55edcabac"},"headline":"Mosinterpretimi i drejt\u00eb i ligjeve &#8211; penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave","datePublished":"2018-12-15T10:37:47+00:00","dateModified":"2021-06-02T22:09:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks"},"wordCount":1607,"publisher":{"@id":"https:\/\/safejournalists.net\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/novinari.jpg","articleSection":["News Pristina"],"inLanguage":"sq-XK"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks","url":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks","name":"Mosinterpretimi i drejt\u00eb i ligjeve - penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave &#8211; SafeJournalists","isPartOf":{"@id":"https:\/\/safejournalists.net\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/novinari.jpg","datePublished":"2018-12-15T10:37:47+00:00","dateModified":"2021-06-02T22:09:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-XK","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-XK","@id":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#primaryimage","url":"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/novinari.jpg","contentUrl":"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/novinari.jpg","width":672,"height":448},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/safejournalists.net\/mosinterpretimi-i-drejte-i-ligjeve-pengese-per-lirine-e-mediave\/?lang=ks#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/safejournalists.net\/?lang=ks"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mosinterpretimi i drejt\u00eb i ligjeve &#8211; penges\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e mediave"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/safejournalists.net\/#website","url":"https:\/\/safejournalists.net\/","name":"SafeJournalists.net","description":"The Regional Platform for Media Freedom and Security of Journalists is a network of journalists&#039; associations and media unions from the Western Balkans.","publisher":{"@id":"https:\/\/safejournalists.net\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/safejournalists.net\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-XK"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/safejournalists.net\/#organization","name":"SafeJournalists.net","url":"https:\/\/safejournalists.net\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-XK","@id":"https:\/\/safejournalists.net\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/logo-safejournalists.png","contentUrl":"https:\/\/safejournalists.net\/wp-content\/uploads\/2026\/03\/logo-safejournalists.png","width":960,"height":540,"caption":"SafeJournalists.net"},"image":{"@id":"https:\/\/safejournalists.net\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/safejournalists.net\/#\/schema\/person\/899908031cda52a56d6142f55edcabac","name":"AJK","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-XK","@id":"https:\/\/safejournalists.net\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/18b8dd5f3c8b37c4d0ae64960a4810b5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/18b8dd5f3c8b37c4d0ae64960a4810b5?s=96&d=mm&r=g","caption":"AJK"},"url":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/author\/ajk\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23592"}],"collection":[{"href":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23592"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23592\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23593"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/safejournalists.net\/ks\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}