Thirrje për pajisje me Kartelën Ndërkombëtare të Shtypit – IPC

0
464
Source/Author: Association of Journalists of Kosovo
Source/Photo: Association of Journalists of Kosovo

PRISHTINË, 10.02.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton të gjithë gazetarët se pas kërkesave të shumta për tu pajisur me Kartelën Ndërkombëtare të Shtypit (IPC) nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), sërish hap thirrjen për të gjithë të interesuarit .

IPC është një kartë identifikuese profesionale e njohur në të gjithë botën dhe është e vetmja kartë e shtypit e miratuar nga organizatat kombëtare të gazetarëve në më shumë se 130 vende. Si e tillë është vetëm në dispozicion të anëtarëve të organizatave kombëtare të gazetarëve që bashkëpunojnë me IFJ.

Për të pajisur me IPC, fillimisht duhet të jeni apo të bëheni anëtarë të AGK-së përmes linkut http://agk-ks.org/rreth-nesh/#membership. Në momentin e regjistrimit, do të ju dërgojmë të dhënat e xhirollogarisë bankare të AGK-së ku duhet të bëni pagesën prej 25 eurosh. Pasi të dërgoni edhe dëshminë e pagesës me emërtimin “Pagesa IPC” në adresat elektronike office@agk-ks.org apo asociacioniigazetareve@gmail.com, ne e bëjmë porosinë e kartelës suaj. Kërkesat për tu pajisur me IPC, mund të pranohen vetëm deri më datën 23 shkurt, 2020.

Në vijim gjeni disa përfitime përmes posedimit të kësaj kartele:

-IPC është kartela identifikuese më e vjetra dhe më e njohura në botë për gazetarët që punojnë në të gjithë botën. Ajo u lansua në Kongresin Botëror të IFJ në vitin 1927. Posedimi i saj dëshmon se bartësi është një gazetar profesional që ende ushtron profesionin e saj/tij. Kjo kartelë lëshohet vetëm për gazetarët e vërtetë, të cilët janë të përkushtuar ndaj standardeve etike dhe solidaritetit ndërmjet profesionistëve të medias.

-IPC është një njohje e angazhimit tuaj ndaj standardeve etike dhe Kodit të Etikës të IFJ-së. IPC njeh Kartën Globale të Etikës të IFJ për Gazetarët.

-IPC është një simbol i solidaritetit ndërmjet profesionistëve të medias. Mbajtësit e saj i përkasin familjes IFJ. Ajo lidh gazetarët në nivel global dhe siguron që organizatat partnere me IFJ ju ndihmojnë bartësve të IPC të kenë konsideratë në kryerjen e misionit të tyre.

-IPC është një garanci e asistencës së IFJ nëpër gjithë globin. Gazetarët që udhëtojnë në zonat e konfliktit kanë dëshmuar për përfitimet e posedimit të IPC. Ajo ka ndihmuar shumë gazetarë të dalin nga situata të ndërlikuara në mes tyre dhe ushtarëve, policëve apo zyrtarëve.

-IPC është një lehtësim i madh, e cila mundëson qasjen në takimet zyrtare. Mbajtësit mund të përfitojnë nga njohja zyrtare e IFJ brenda Bashkimit Evropian dhe brenda agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Në shumë vende IPC do të ju ndihmojë të keni qasje të privilegjuar në ngjarjet mediatike – kjo nuk është e garantuar, por karta u jep gazetarëve një shans më të mirë për sukses sesa çdo akreditim tjetër ndërkombëtar.

– IPC është një pranim në bashkësinë e komunitetit ndërkombëtar të gazetarëve të IFJ, e cila ofron mbështetje dhe shërbime për mbajtësit e kartelës në fjalë, duke përfshirë edhe qasjen në rrjetin IFEX që është një koalicion i lirisë së shtypit dhe grupeve të gazetarëve që monitoron gjendjen e lirisë së shtypit në të gjithë botën. Buletine të rregullta nga IFJ dhe përditësime mbi veprimet në mbrojtje të gazetarëve janë në dispozicion për të gjithë mbajtësit e kartelave.