Mbrëmë në Prishtinë u hap ekspozita “World Press Photo”

0
321
Source/Author: Association of Journalists of Kosovo
Prishtinë, 06.03.2020 – Me 5 mars 2020 është hapur ekspozita World Press Photo në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Këtë ekspozitë e ka mundësuar Ambasada e Holandës në Kosovë. Hapjen e saj e bëri Ambasadorja e Holandës, shkëlqesia e saj, Gerrie Willems, e cila vlerësoi lartë rendësin e kësaj ngjarje.
 
Në panelin diskutues ishte e ftuar Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK Gentiana Begolli Pustina, bashkë me Ministren për Kulturë, Rini dhe Sport – Vlora Dumoshi, Zëvendës Ambasadorin e OSBE në Kosovë – Kilian Wahl dhe Fotoreporterin Arben Llapashtica.
 
Begolli Pustina vlerësoi fuqinë që ka fotografia, si pasqyrim i ngjarjeve të cilat njerëzit i jetojnë. “Përmbajtja, fuqia e saj jo vetëm qe na shtynë te lexojmë për ngjarjen, por ka fuqinë të na bëjë të interesohemi për një histori të tërë. Na shtynë të përjetojmë ngjarjen në lëkurë dhe të reagojmë me tërë qenjen,” tha ndër të tjera ajo.
 
World Press Photo është ngjarje e përvitshme, e cila organizohet nga fondacioni me të njëjtin emër që ka për qëllim të mbështesë fotografët profesionit në nivel ndërkombëtar dhe të ndihmojë ata të zhvillojnë këtë profesion. Ekspozita do të jetë e hapur nga 5 deri me 25 mars 2020.