Safejournalists – Index – Tirana

Western Balkans Journalists’ Safety Index

Treguesi i Nivelit të Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor

Raport përshkrues Shqipëria 2021

 

Mjedisi ligjor dhe organizativ


Treguesi 1.1 – Dispozitat ligjore në lidhje me shpifjen dhe zbatimi e tyre nuk prodhojnë efekte frenuese për gazetarët dhe mediat

Pikët (2.91) – Në Shqipëri, shpifja është ende një kundërvajtje penale dhe ka pasur përpjekje të kohëve të fundit nga zyrtarët qeveritarë për të rritur sanksionet. Në vitin 2020, u bë një përpjekje për të futur ndryshime në Kodin Penal në lidhje me shpifjen që nwnkuptonin ndryshime deri nw penalizimin e mundshëm të përmbajtjes në internet. Në Shqipëri ka të dhëna të kufizuara në lidhje me dënimet e vendosura ndaj gazetarëve për shpifje dhe përdorimin e precedentëve nga vitet e kaluara. Gazetaria hulumtuese dhe kritike janë veçanërisht më shpesh objekt i padive për shpifje të nisura nga politikanët dhe përfaqësuesit e bizneseve të mëdha, të cilat mund të prodhojnë një efekt rrëqethës në mediat kritike dhe investigative.

Treguesi 1.2 – Konfidencialiteti i burimeve të gazetarëve garantohet me ligj dhe respektohet nga autoritetet

Pikët (4.51) – Mbrojtja e burimeve konfidenciale të informacionit është e garantuar me ligj. Megjithatë, gjyqtarët zakonisht priren të kërkojnë burimet në padi me anë të një interpretimi të lirshëm të asaj që përbën interes publik. Ka pasur raste kur autoritetet (gjyqësore) u kanë kërkuar gazetarëve të zbulojnë burimet e tyre edhe pse si pjesë e hetimeve zyrtare dhe në përputhje me kuadrin ligjor. Në vitin 2020, nuk u regjistruan raste sanksionesh ndaj gazetarëve që refuzuan të zbulojnë identitetin e burimit.

Treguesi 1.3 – Ligjet e tjera zbatohen me objektivitet dhe u bëjnë të mundur gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të medias të punojnë lirshëm dhe të sigurt

Pikët (3.41) – Përdorimi arbitrar i legjislacionit tjetër si gjendja e jashtëzakonshme dhe kufizimet kundër COVID-19 ishin të dukshme gjatë vitit 2020. SLAPP po rritet në peizazhin mediatik shqiptar si një mekanizëm për të censuruar, frikësuar ose heshtur mediat e pavarura. Në vitin 2020, ka pasur paralajmërime të rëndësishme në lidhje me sigurinë e gazetarëve që raportojnë gjatë protestave. Qasja në informacionin në kohë, cilësor dhe të besueshëm është sfiduese për shkak të mungesës së përgjithshme të transparencës dhe kulturës së llogaridhënies në institucionet publike. Situata aktuale me qasjen në informacionin publik e bën të vështirë për gazetarët të kryejnë raportime investigative dhe të bëjnë shkrime kritike.

Treguesi 1.4 – Gazetarët janë të lirë të ndjekin profesionin e tyre dhe të krijojnë, të anëtarësohen dhe të marrin pjesë në shoqatat e tyre.

Pikët (3.96) – Gazetarët ndonjëherë janë nën presion, gjë që i pengon ata të realizojnë plotësisht profesionin e tyre. Për shkak të kufizimeve të COVID-19, por jo vetëm, në disa raste gazetarët nuk kanë qenë në gjendje ose nuk janë lejuar të raportojnë ngjarje qeveritare, seanca gjyqësore dhe spitale. Edhe pse gazetarët janë të lirë të organizohen në shoqata profesionale, akoma shoqata të tilla përballen me shumë dobësi në aspektin e burimeve, kapaciteteve, rrjetëzimit dhe aftësisë së përgjithshme për të advokuar qeverinë për ndryshimet drejt një mjedisi mediatik mundësues.

Treguesi 1.5 – Vendi i punës i gazetarëve është i garantuar dhe i mbrojtur në mjedisin e punës

Pikët (2.66) – Të drejtat e punës për gazetarët nuk respektohen plotësisht, veçanërisht në mediat private, mediat lokale, mediat online. Gjithashtu, gazetarët e rinj dhe gratë gazetare përballen me më shumë sfida. Mungesa e kontratave të punës, politikat e papërshtatshme të sigurisë sociale dhe të mirëqenies mbeten çështje shqetësuese, si dhe kushtet e përgjithshme të punës së gazetarëve, të cilat u përkeqësuan gjatë pandemisë COVID19. Asnjë marrëveshje kolektive nuk nënshkruhet për mbrojtjen e të drejtave të punës së gazetarëve në mediat private. Nuk ka sindikata të gazetarëve në mediat private në Shqipëri. Jo të gjithë gazetarët kanë qasje në ndihmën juridike falas të ofruar nga media që ata janë të punësuar.

Parandalimi i duhur



Treguesi 2.1 – Gazetarët dhe aktorët e medias kanë akses te masat e menjëhershme dhe efektive mbrojtëse kur ndjehen të kërcënuar

Pikët (2.85) – Institucionet shtetërore të Shqipërisë nuk kanë krijuar ende mekanizma efektivë të veçantë për gazetarët dhe stafin e medias për tu siguruar atyre amasa mbrojtëse kur ata kërcënohen. Shërbim ligjor i specializuar për gazetarët ende nuk ka. Shumica e rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2020 i referohen arrestimeve të paligjshme të policisë ose ndalimit të gazetarëve gjatë mbulimit të protestave ose raportimit nga terreni. Masat pasuese, të tilla si hetimet dhe sjellja e autorëve para drejtësisë në rast të sulmit ndaj gazetarëve, janë të ngadalta dhe joefektive. Institucioneve shtetërore u mungojnë burimet dhe kapacitetet për të mbrojtur gazetarët në hapësirën online dhe offline.

Treguesi 2.2 – Gazetarët dhe aktorët e tjerë të medias (jeta ose integriteti fizik i të cilëve janë në rrezik real dhe të menjëhershëm) kanë akses te mekanizmat specifikë mbrojtjeje/sigurie

Pikët (2.78) – Mekanizmat e mbrojtjes dhe sigurisë së viktimave të parashikuara në ligj nuk janë posaçërisht për gazetarët dhe viktimat nuk mund të përfitojnë mbrojtje të mjaftueshme ose alternative për zhvendosje brenda në vend, Nuk ka të dhëna në dispozicion se sa gazetarë kanë përfituar nga ky mekanizëm mbrojtjeje dhe sigurie ose nëse e kanë përdorur këtë mekanizëm në vitin 2020. Disa organizata joqeveritare u japin këshilla dhe mbështetje ligjore gazetarëve për të marrë mbrojtje dhe siguri nga mekanizmat ligjorë në vend.

Treguesi 2.3 – Gazetare gra kanë akses te masat ligjore dhe mekanizmat e mbështetjes kur përballen me kërcënime, ngacmime dhe dhunë me bazë gjinore.

Pikët (3.49) – Shqipëria ka ratifikuar dhe raporton rregullisht në KiE për Konventën e Stambollit, por ende nuk e ka zbatuar atë në mënyrë efektive. Mekanizmat ekzistues për të mbështetur viktimat e dhunës me bazë gjinore janë ende të dobëta dhe jo të pajisura mjaftueshëm për të ofruar këshilla dhe ndihmë për gazetaret femra. These mechanisms are not specific to women journalists and the threats they face in their work.

Treguesi 2.4 – Është krijuar praktika e rregullt e dënimit publik të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave.

Pikët (2.73) –Praktika e dënimit të qartë dhe pa ekuivok i sulmeve ndaj gazetarëve nuk është krijuar ende. Përkundrazi, vetë zyrtarët e qeverisë i sulmojnë verbalisht gazetarët. Edhe në rastet kur ka një dënim publik, ai bëhet në kontekstin e konfrontimeve politike.

Treguesi 2.5 – Organet e policisë janë të ndjeshme ndaj çështjes së mbrojtjes së gazetarëve.

Pikët (2.98) – Oficerët e policisë nuk treguan ndjeshmëri në veprimet e tyre gjatë vitit 2020 për gazetarët, disa raste u raportuan për ndalime të pabazuara të gazetarëve, veçanërisht gjatë mbulimit të protestave ose ngjarjeve të drejtpërdrejta. Autoritet policore kanë njohuri bazë se si të sillen me gazetarët dhe profesionistët e mediave, por nuk ka protokolle apo udhëzime për mbrojtjen e gazetarëve në praktikën e tyre të përditshme të punës. Ekzistojnë gjithashtu burime dhe kapacitete të kufizuara për të trajtuar një çështje të tillë të ndjeshme.


Proces i rregullt


Treguesi 3.1 – Njësitë dhe/ose oficerët e investigimit të specializuara janë të pajisur me ekspertizën përkatëse për hetimin e sulmeve dhe dhunës ndaj gazetarëve

Pikët (2.96) – Agjencitë e zbatimit të ligjit janë të pajisura në mënyrë të moderuar me njohuritë dhe burimet për të hetuar sulmet dhe dhunën kundër gazetarëve. Mungojnë protokollet specifike të hetimeve për të siguruar zbulimin dhe ndjekjen efikase të agresionit dhe dhunës ndaj gazetarëve. Sfidat e përgjithshme që lidhen me reformën e vazhdueshme të drejtësisë dhe procesin e vetingut ndikojnë në kapacitetet dhe burimet e prokurorive dhe gjykatave për t’u marrë me rastet e gazetarëve.

Treguesi 3.2 – Hetimet për sulme të rënda fizike ndaj gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të mediave kryhen në mënyrë efikase (të pavarur, të plotë dhe të menjëhershme).

Pikët (2.61) – Sulmet fizike kundër gazetarëve gjatë viteve të fundit nuk janë hetuar siç duhet. Disa raste mbeten të pazgjidhura dhe ka transparencë të kufizuar në procesin hetimor edhe për shkak të fshehtësisë së hetimit. Zakonisht këto procese janë të gjata, të ngadalta dhe me informacion të kufizuar publik.

Treguesi 3.3 – Gazetarët dhe aktorët e tjerë të mediave mbrohen me efikasitetet nga format e ndryshme të ngacmimeve online.

Pikët (2.58) – Autoritetet shtetërore nuk kanë njohuri, kompetenca, burime dhe procedura për mbrojtjen e gazetarëve nga ngacmimet online. Nuk janë marrë masa specifike për të mbrojtur gazetarët nga sulmet online. Ngacmimi online është veçanërisht shqetësues për gazetaret femra.

Treguesi 3.4 – Hetimet e të gjitha formave të sulmeve dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të mediave kryhen në mënyrë transparente.

Pikët (2.57) – Nuk ka tregues që të evidentojë se kryhen hetimet për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve. Autoritetet nuk japin të dhëna të përditësuara për rastet kryesore të sulmeve fizike ndaj gazetarëve.

Treguesi 3.5 – Autoritetet shtetërore krijojnë sisteme cilësore të mbledhjes së statistikave për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Pikët (2.28) – Asnjë nga autoritetet kompetente shtetërore dhe gjyqësore nuk kanë krijuar sisteme cilësore dhe specifike të mbledhjes së statistikave mbi sulmet kundër gazetarëve dhe mbi pandëshkueshmërinë. Institutions Institucioneve shtetërore u mungojnë burimet dhe kapacitetet për të mbledhur dhe publikuar të dhëna të tilla.


Siguria aktuale


Treguesi 4.1 – Kërcënime dhe ngacmime jo-fizike

Pikët (3.60) – Disa raste janë identifikuar si kërcënuese për punën e pavarur të gazetarëve në Shqipëri nëpërmjet shtimit të padive kundër gazetarëve, veçanërisht gazetarëve investigativ. Këto padi zakonisht ngrihen nga zyrtarë qeveritarë, politikanë dhe korporata të mëdha biznesi.

Treguesi 4.2 – Kërcënimet kundër jetës dhe sigurisë fizike të gazetarëve

Pikët (4.26) – Kërcënimet kundër jetës dhe sigurisë fizike të gazetarëve ekzistojnë në mënyrë të nënkuptuar dhe të qartë dhe disa raste u raportuan në vitin 2020 nga Rrjeti i Sigurt i Gazetarëve dhe platforma të tjera ndërkombëtare për lirinë e medias. Sidoqoftë, raste të tilla nuk janë sistemike.

Treguesi 4.3 – Sulme aktuale

Pikët (3.43) – Sulmet aktuale kundër gazetarëve janë regjistruar në vitin 2020 siç janë dëmtimet fizike aktuale, ndalimi arbitrar, konfiskimi i pajisjeve dhe ndërprerja e raportimit veçanërisht gjatë protestave në maj dhe dhjetor 2020.

Treguesi 4.4 – Kërcënime dhe sulme ndaj mediave dhe shoqatave të gazetarëve

Pikët (3.84) – Në vitin 2020, ka pasur vetëm disa raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj mediave dhe asnjë rast sulmi ndaj shoqatës së gazetarëve.