Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonaleTiranë
- GjiniaMashkull
- Emri i viktimësElvis Hila
Media
- Emri i mediasReporter al
- Burimi i informacionit për ngjarjenhttps://shqiptarja.com/lajm/dhunuan-gazetarin-e-report-tv-ne-lezhe-policia-shpallen-ne-kerkim-2-autoret
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit25.01.2023
- QytetiLezhe
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaqytetarë (të zakonshëm).
- Lloji i incidentitSulmet aktuale ndaj gazetarëve
Veprimet e autoriteteve
- Veprim gjyqësor“Sulmuesit përgjegjës për sulmin ndaj gazetarit Elvis Hila dhe gruas së tij janë identifikuar dhe tashmë kanë nisur veprimet hetimore. Materialet e çështjes kanë qenë paraqitur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për regjistrim dhe fillimin e procedimit penal për veprat “sulm për shkak të detyrës” dhe “plagosje me dashje”, siç parashikohet nga nenet 237-25 dhe 88-25 të Kodit Penal. Të dyshuar janë Paulin Pergjini dhe Erjon Mërtiri, të cilët dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim. Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve. Duket se sulmi ndaj Elvis Hilës ka ardhur për shkak të veprimtarisë së tij gazetareske. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Pergjinin dhe Mertirin”.
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Të enjten, 25 janar 2023, në orën 16:40 në Lezhë, dy persona kanë sulmuar fizikisht gazetarin e Report Tv, Elvis Hila, dhe bashkëshorten e tij.
Elvis Hila raportoi të mërkurën për Report Tv dhe alhbanja.com për një vendim gjykate në Lezhë. Pas këtij denoncimi, dy persona kanë sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij Benereta Hila, e cila është goditur në kokë nga autorët teksa tentonte të ndërhynte dhe të merrte telefonin që i kishte rënë për shkak të sulmit. Gazetari nga dhuna ka marrë fraktura në trup dhe ka shkuar në spital bashkë me bashkëshorten. Më pas ata e kanë denoncuar ngjarjen në polici.
“I takon drejtësisë, por kjo nuk më pengon të them të vërtetën në punën time, pavarësisht se segmente të caktuara nuk do ta pëlqejnë”, tha Hila në Report Tv, pas sulmit. Policia ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj reporterit të Report Tv në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim 2 autorët.
Kjo nuk është hera e parë që ky gazetar përballet me sulme për shkak të punës së tij si gazetar.
Përditesim mbi rastin `Gjykata e Lezhës gjeti fajtorë dy persona të akuzuar se sulmuan dhe dhunuan gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij në Janar të këtij viti. Vendimi u mor më 25 korrik 2023, në një proces të shkurtuar`
Burimi:
Dhunuan gazetarin, gjykata e Lezhës i dënon me burg dy të akuzuarit