Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës (IJAV) njoftoi të premten, më 17 janar se policia serbe dhe xhandarmëria kërcënuan gazetarët që raportuan për hyrjen e politikanëve të opozitës në Bashkinë e Novi Sad dhe i larguan fizikisht ata në mënyrë që të mos mund të regjistronin ngjarjet brenda ndërtesës.
“Gazetarja e Radio 021 Dragana Prica dhe kolegia e saj Ksenija Pavkov nga televizioni N1 janë tërhequr fizikisht nga duart dhe shpatulla nga policia dhe janë shtyrë në drejtim të daljes, pavarësisht se të dy kanë paraqitur disa herë identifikimin. Kolegu i gazetës Danas, Aleksandar Latas, është kërcënuar nga një polic se do të “lidhet”, ndërsa kameramani i TV Nova S, Darko Eker është tërhequr zvarrë nga policia nga çanta e shpinës me pajisje televizive. Gazetari Žarko Bogosavljević madje u rrëzua fizikisht në tokë”, njoftoi IJAV.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 20.1.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të BH
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Mediave të Malit të Zi