Koalicioni për Liri të Medias dhe SafeJournalists shprehet i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e të akuzuarve për vrasjen e Slavko Ćuruvija për mungesë provash.
Rasti i vetëm i vrasjes së një gazetari në Serbi që ka mbërritur në gjykatë, nuk ka përfunduar me një dënim të formës së prerë. Me këtë vendim shteti tregon se nuk është në gjendje ose nuk dëshiron të zbardhë rastet e vrasjeve të gazetarëve. Gjithashtu, gazetarëve u dërgohet një mesazh se shteti nuk do t’i mbrojë.
Gjykata e Apelit në Beograd shpalli vendimin e shkallës së dytë që mori në prill të vitit të kaluar, duke i liruar të pandehurit në rastin e vrasjes së gazetarit Slavko Curuvija. Për shkak të mungesës së provave direkte dhe indirekte që do të vërtetonin me siguri se të pandehurit Markoviq, Radonjiq, Kurak dhe Romiq janë autorë të kësaj vepre penale, Gjykata konstatoi se akuzat nuk janë vërtetuar pavarësisht dyshimit dhe duke pranuar ankesat e mbrojtja dhe duke e pranuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë, ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë duke i liruar të akuzuarit.
Me aktgjykim të shkallës së parë të Gjykatës së Lartë në Beograd, nga 2 dhjetori 2021, Radomir Markoviq dhe Milan Radonjiq u dënuan me nga 30 vjet burg për veprën e vrasjes së rëndë, ndërsa Miroslav Kurak dhe Ratko Romiq. me nga 20 vjet burg secili.
Slavko Ćuruvija u vra më 11 prill 1999, teksa gjykimi filloi vetëm në vitin 2015. Ne pritëm për një aktgjykim të formës së prerë për gati nëntë vjet, domethënë ka kaluar një çerek shekulli pas kryerjes së krimit.
Kujtojmë se më 9 nëntor 2023, Prokuroria për Krim të Organizuar (TOK) ia ktheu Prokurorisë së Lartë Publike në Jagodinë rastin e vrasjes së Milan Pantiqit dhe u deklarua jokompetente. Referimi i këtij rasti në TOK ishte një nga rekomandimet e Komisionit për Hetimin e Vrasjes së Gazetarëve.
Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 02.02.2024.
Koalicioni për Liri të Medias: Association of Media, Association of Online Media (AOM), the Independent Association of Journalists of Vojvodina (NDNV), Independent Journalists’ Association of Serbia (NUNS), Business Association of Local and Independent Media “Local Press”, the Slavko Curuvija Foundation and Trade union for culture, art and media “Nezavisnost”
Rrjeti SafeJournalists: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Asociaiconi i Gazetarëve të Maqedonisë, Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjë e Hercegovinë, Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut, Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë, Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dhe Sindikata e Gazetarëve të Malit të Zi.