Rrjeti i SafeJournalists i dërgoi një letër shqetësimi Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Rrjeti i SafeJournalists i dërgoi një letër shqetësimi Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
photo: canva

Rrjeti SafeJournalists i dërgoi një letër shqetësimi Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për aksesin e gazetarëve brenda Kuvendit të Shqipërisë.

Më 9 nëntor, gazetarët që tentonin të merrnin në pyetje Ministrat dhe Deputetët u penguan nga Garda në oborrin e Kuvendit. Sipas njohurive tona, këto nuk janë incidente të izoluara, por janë pjesë e një modeli shqetësues pengimi, të vërtetuar nga Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (SJN) në Shqipëri dhe përkojnë me rritjen e tensioneve politike.

Është raportuar se Garda, duke ndjekur “direktiva të reja”, i ka kufizuar gazetarët në një zonë të caktuar edhe në oborr, gjë që pengon ndjeshëm aftësinë e tyre për të kryer intervista dhe për të raportuar drejtpërdrejt. Praktika të tilla kufizojnë aftësinë e medias për të lundruar dhe raportuar në mënyrë të pavarur mbi procedurat parlamentare dhe ngrenë pyetje serioze në lidhje me transparencën dhe hapjen e procesit legjislativ. Mbështetja e Gardës në ‘urdhra verbale’ të paqarta rrezikon të krijojë një mjedis represiv për gazetarët, të cilët luajnë një rol kritik në sigurimin e një publiku të mirëinformuar. Vëmë re me shqetësim se Rregullorja për Akreditimin dhe Orientimin e Mediave nuk është e disponueshme online në faqen e internetit të Kuvendit.

Në dritën e konfrontimeve të fundit fizike brenda Parlamentit dhe kalimit në seancat online, është e domosdoshme të respektohen standardet më të larta të parimeve demokratike të transparencës dhe llogaridhënies, duke siguruar kështu një hapësirë të favorshme dhe të sigurt për gazetarët për të raportuar.

Shpresojmë që Kuvendi i Shqipërisë ta trajtojë këtë çështje me urgjencën dhe seriozitetin që meriton duke i kushtuar vëmendje shqetësimeve të gazetarëve. Prandaj, ne i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të krijojë një mjedis ku gazetarët mund të raportojnë lirshëm mbi punimet parlamentare, një gur themeli thelbësor i çdo shoqërie demokratike.

Në emër të

Shoqata e Gazetarëve të BiH

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë