Gjatë ditëve të fundit, disa gazetarë në Serbi janë fyer, kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme drejtpërdrejt, përmes telefonit apo mesazheve në rrjetet sociale, e disa kanë qenë intimiduar nga policia. Rrjeti SafeJournalists dhe Koalicioni për Lirinë e Medias janë të shqetësuar sepse përvoja tregon se mosreagimi i institucioneve rezulton në presione më të forta dhe madje edhe sulme fizike ndaj gazetarëve. Prandaj kërkojmë që të gjitha rastet të zgjidhen sa më shpejt.
Gazetarja dhe drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Vojvodinës (NDNV), Ana Lalic, ka marrë një sërë fyerjesh dhe kërcënimesh të rënda, se do të theret në qendër të Novi Sadit
, për shkak të qëndrimit të saj të deklaruar publikisht për ndërtimin e një kishë në vendbanimin Novi Sad të Limanit. Kërcënime me vdekje u dërguan edhe për anëtarët e familjes së saj.
NDNV paralajmëroi se në Novi Sad po krijohet tension i qëllimshëm, para zgjedhjeve lokale, ku si justifikim përdoret ndërtimi i kishës në Liman, për të paraqitur qytetarët që janë kundër ndërtimit si kundërshtarë të fesë, Serbisë dhe Ortodoksisë.
Një sërë kërcënimesh dhe ofendimesh iu drejtuan gazetares së televizionit N1 Ksenija Pavkov nga Novi Sadi, si dhe gazetarja e radios dhe portalit lokal 021, përmes rrjeteve sociale, për raportim mbi protestën para Qendrës për Punë Sociale në Novi Sad, në lidhje me vendimin e institucionit për t’ia hequr përkohësisht kujdestarinë e Ana Mihaljica-s për tre fëmijët e saj.
Vitet e kolapsit dhe kapjes së vazhdueshme të institucioneve po japin rezultat. Publiku nuk i beson dhe qytetarët protestues nuk duan të dëgjojnë shpjegimet e tyre. Duke qenë se detyra e gazetarit është të përcjellë pikëpamjet zyrtare të të gjithë pjesëmarrësve në ngjarje, ata që raportojnë për këtë rast janë nën presion të vazhdueshëm.
Gazetarët e Sport klubit, Nikola Stamenic, Nikola Jankoviç dhe Branko Spasojevic u vunë gjithashtu në shënjestër të kërcënimeve për raportim mbi ngjarjet sportive.
Detyra e një gazetari është të raportojë në interes të publikut, të dëgjojë të gjitha palët dhe të marrë në konsideratë të gjitha faktet e ngjarjes, sado që disa njerëzve nuk u pëlqen.
Në rastin e gazetarit investigativ Milivoje Pantovic, të cilit i është dëmtuar laptopi nga hajdutë të panjohur, ekziston dyshimi i rëndë se kompjuteri është shkatërruar me qëllim të paralajmërimit apo prishjes së punës së tij hetimore. Pantoviç për një kohë të gjatë ishte i ekspozuar ndaj presionit dhe shënjestrës, gjë që ndikoi shumë në punën e tij të mëtejshme.
Gazetari i portalit FAR nga Dimitrovgrad, Slavisha Milanov, i është nënshtruar ngacmimesh të panevojshme nga policia në Pirot. Pasi i është ndalur automjeti, dhe testet e alkoolit dhe drogës kanë rezultuar negative, ai është ndaluar për t’u marrë në pyetje me pretekstin se dyshohet se i ka transportuar të kërkuarit përtej kufirit me Bullgarinë, gjë që Milanov e ka mohuar. Punonjësit e policisë nuk i kanë kontrolluar kamerat e pikës kufitare.
Ne besojmë se kjo lëvizje e policisë është e pajustifikuar, se synimi është intimidimi i gazetarëve dhe kërkojmë që të ndalet menjëherë.
Kujtojmë edhe rastin e dhunës fizike ndaj gazetares së portalit lokal In Medija nga Inxhija, Verica Marinc, e cila u dëbua nga ambientet e pushtetit lokal nga një roje dhe u pengua të kryejë punën e saj gazetareske.
Gjithashtu kërkojmë që organet kompetente të krijojnë një mjedis të sigurt për punën e gazetarëve, duke filluar me sanksionimin e atyre që i kërcënojnë ata. Problemi më i madh është mosndëshkimi për kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve. Kur ata që kërcënojnë sigurinë e gazetarëve të ndëshkohen, shteti do të dërgojë një mesazh të qartë për atë që është e ndaluar dhe në këtë mënyrë do të dekurajojë kërcënimet dhe sulmet e mëtejshme ndaj gazetarëve.
Çdo sulm ndaj gazetarëve prek interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.
Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 13.03. 2024
Rrjeti SafeJournalists: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës; Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë; Shoqata e Gazetarëve të BH; Shoqata e Gazetarëve Kroatë; Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dhe Sindikata e Mediave të Malit të Zi
Koalicioni për Lirinë e Medias: Shoqata e Mediave, Shoqata e Mediave Online (AOM), Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Vojvodinës (NDNV), Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS), Shoqata e Biznesit të Mediave Lokale dhe të Pavarura “Local Press”, Fondacioni Slavko Curuvija dhe Dega Sindikata e Kulturës, Arteve dhe Mediave “Nezavisnost”