Dje, më 22 prill, redaksia e gazetës së përditshme dhe portalit Danas mori një seri fyerjesh dhe kërcënimesh me vdekje nëpërmjet rrjeteve sociale dhe email-it për shkak të një citimi nga Mahatma Gandhi që u botua në shtyp dhe në faqen e Instagramit të Danasit, në të cilën qëndron: “E vërteta, dhe jo Zoti.” Kjo u nis nga një thirrje drejtuar qytetarëve që të dërgojnë mesazhe në redaksinë e lajmeve në inbox: “Zoti është e vërteta“. Kërcënimet u raportuan në zyrën e prokurorit dhe në polici.
“Ne do t’ju therrim të gjithëve“, “Ne do t’i therrim të gjithë ata që punojnë për këtë sekt një nga një“, “Dhe ju jeni në listë! Ju do të gjykoheni! PERËNDIA ËSHTË E VËRTETA! “Ju jeni sekti më i keq, shpresoj se keni kancer ju provokatorë të dreqit! ” – këto janë vetëm disa nga kërcënimet dhe fyerjet që Danas ka marrë dje.
Presidenti i Asociacionit të gazetarëve të Pavarur të Serbisë, Zheljko Bodroziç, dënoi kërcënimet dhe fyerjet që gazetarët e së përditëshmes Danas pranuan dje.
“Ky është një tjetër tregues se në çfarë shpien synimi dhe fushatat kundër mediave të orientuara në mënyrë kritike. Danas është shpesh shënjestër e llojeve të ndryshme të presionit dhe sulmeve, por seria e fundit e kërcënimeve wshtw e frikshme, veçanërisht duke pasur parasysh se çdo gjë ndodh gjatë festave fetare. Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarwve dhe veçanërisht akterëve politikë të përmbahen nga retorika e cila thellon ndarjet në shoqëri dhe shpie në kërcënime të tilla të tmerrshme,” tha Zheljko Bodroziç.
Sipas të dhënave të Asociacionit të gazetarëve të Pavarur të Serbisë, rasti i përmendur është incidenti i gjashtë mbi gazetarët në Serbi javën e kaluar. Para Danasit, u sulmua ndërtesa e Shtëpisë Hungareze të Mediave në Suboticw, gazetarët e televizionit N1 u kërcënuan dhe u sulmuan tre herë dhe i fundit u sulmua ekipi i uebsajtit Nova.rs.
Meqënëse të gjitha incidentet ndodhën tamam përpara festws së Pashkëve në Serbi dhe rasti i fundit ka një ngjyrim fetar, NUNS u bën thirrje qytetarwve të përmbahen nga veprimet që nuk janë në frymën ortodokse apo ndonjë fe tjetër të përfaqësuar në vendin tonë. Kjo duhet të jetë patjetër një praktikë pavarësisht nga kalendari i festave fetar.
Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të mediave në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij APGS në dënimin e kërcënimeve kundër gazetarëve të Danas. Ne u bëjmë thirrje institucioneve të duhura në Serbi të veprojnë dhe të sigurojnë sigurinë e gazetarëve. Ne gjithashtu shpresojmë se autoritetet do të kryejnë të gjithë procedurën me shpejtësi dhe do të ndëshkojnë keqbërësin.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë akterwt relevantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në lidhje me këtë rast.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë shtetasve.
Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 23 prill 2022
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asociacioni i Gazetarëve të BH-së
Asociacioni i Gazetarëve Kroatë
Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Mediave e Malit të Zi