Redaksia e portalit N1 ka marrë mbrëmë një kërcënim me vdekje në komentet në faqen e internetit.
Kërcënimi erdhi në komentin e një teksti për qëndrimin e Presidentit të Serbisë në Amerikë me rastin e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, pas së cilës delegacioni serb filloi lobimin në lidhje me Rezolutën për Srebrenicën. Pas një sërë ofendimesh se (gazetarët e N1) janë “banda më e keqe”, “tradhtarët e paguar nga fuqitë e huaja” dhe akuzat se “ka kohë që flasin publikisht kundër popullit dhe pushtetit serb”, redaksia u kërcënua se së shpejti do të likuidoheshin, do të neutralizoheshin dhe nuk do të mbetej asgjë prej tyre. Gjithashtu në koment thuhet se “ka më shumë zuzar”, përmenden edhe mediat Nova S dhe Danas. Kërcënimin e ka raportuar IJAS në Prokurorinë për Krimet e Teknologjisë së Lartë.
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (IJAS) apelon tek institucionet kompetente që të veprojnë urgjentisht dhe ta zbardhin këtë rast. Jo për herë të parë këtë vit, IJAS paralajmëron për frekuencën e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve të medias N1 dhe thekson se mungesa e reagimit të institucioneve kompetente u jep erë ngacmuesve të frikësojnë, madje edhe të sulmojnë fizikisht gazetarët. Këtë herë gazetarët janë kërcënuar drejtpërdrejt. IJAS thekson se në kërcënimet dhe fyerjet e drejtuara ndaj gazetarëve vihet re një model i përdorur nga zyrtarët e lartë të pushtetit kur synojnë gazetarë të mediave të caktuara dhe për këtë IJAS u bën thirrje atyre t’u përgjigjen pyetjeve të tyre në vend që të lajnë hesapet me gazetarët.
Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson profesionistët e mediave në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij IJAS dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që të gjejnë dhe denojnë personin që ka dërguar kërcënimet dhe në këtë mënyrë të dërgojnë një mesazh të qartë për mbrojtjen e gazetarëve.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 26.04.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të BH
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Mediave të Malit të Zi