SafeJournalists: Sulmohet fotoreporteri në Serbi

SafeJournalists: Sulmohet fotoreporteri në Serbi
photo: canva

Milan Supica, fotoreporter i gazetës “Pancevac”, është sulmuar fizikisht dje pranë shtëpisë së tij në Pancevo të Serbisë.

Supica po fotografonte lulet në një dyqan të improvizuar kur shitësja e pyeti pse po e bënte këtë, kështu që ai i paraqiti letërnjoftimin. Ai është larguar me makinë dhe kur është ndalur, tre persona të panjohur e kanë nxjerrë nga vetura, e kanë kërcënuar verbalisht dhe i kanë grisur çantën me kamerën. Më pas Supica është goditur disa herë në gjoks dhe kur ka tentuar të lajmërojë policinë, i është marrë telefoni nga dora, karta është hequr nga kamera dhe duke e kërcënuar, sulmuesit kanë hedhur sërish telefonin dhe kamerën. makinën, ndërsa me vete kanë marrë kartën me materialin e regjistruar nga kamera. Ngjarja është raportuar në polici dhe është bërë kallëzim penal për lëndim të lehtë trupor dhe vjedhje të pasurisë se personit që kryente detyra profesionale. Dy personat e dyshuar për sulmin ndaj reporterit janë arrestuar sot për të mbajtur 48 orë ndalim dhe për t’u marrë në pyetje me kallëzim penal.

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS) thotë se sulme të tilla ndaj punonjësve të mediave janë të papranueshme. Zheljko Bodroziq, kryetar i IJAS, thotë se sulmi ndaj kolegut është pasojë e klimës armiqësore që po krijohet ndaj gazetarëve dhe mediave. “Ky sulm është një tjetër dëshmi e mjedisit armiqësor dhe të rrezikshëm në të cilin veprojnë mediat në Serbi”, përfundon Bodroziq.

Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8.200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon ashpër sulmet ndaj punonjësve të medias dhe u bën thirrje autoriteteve që të sanksionojnë në mënyrë adekuate autorët.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb – Tiranë, 05.05.2023

Association of Journalists of Kosovo

Association of Journalists of Macedonia

BH Journalists Association

Croatian Journalists’ Association

Independent Journalists Association of Serbia

Trade Union of Media of Montenegro