SJ: Gazetari serb Miljko Stojanoviç kërcënohet me vdekje

Miljko Stojanoviç, gazetar dhe korrespondent në gazetën e përditshme “Danas” mori kërcënime me vdekje në rrjetin social Facebook, pasi intervistoi një ukrainas që u arratis nga Lviv, Ukrainë. Rasti u njoftua në polici dhe një nga personat që kërcënoi Stojanoviç u identifikua dhe u arrestua. 

Më 8 mars “Danas” botoi një artikull në internet nga Miljko Stojanoviç “Një ukrainas nga Lviv që erdhi në Serbi: Nuk dua të vras njerëz”. Pasi u botua Stojanoviç mori shumë kërcënime dhe fyerje në Facebook. Në një koment është shkruar se nëse ai nuk e fshin tekstin, “policia mund të vijë vetëm për ta regjistruar atë”. Në të njëjtin koment thuhet: “Nuk po padis, po zgjidhet në një mënyrë tjetër, nuk do ta harroj këtë. Unë do ta takoj atë ndonjëherë dhe pastaj le të lutet që unë të mos e shpërfytyroj atë”. 

Stojanoviç thotë se ai shkroi rrëfimin e një njeriu që iku nga Ukraina dhe u botua në lajmet lokale online. 

“Nja dy orë pas kësaj, disa komente fyese u shfaqën ku ata e etiketuan njeriun se ai ishte një nazist, një Azov, gjëra të tmerrshme poshtëruese rreth ukrainasve, fotografi të ndryshme dhe klipe të krimeve të dyshuara të ushtrisë së MB me svastika. I bëra disa screenshots dhe i postova në faqen time në Facebook dhe pastaj fillova të marr kërcënime nga disa profile. Njëri prej tyre ishte komshiu im, i cili jeton 50 metra larg shtëpisë sime. Ky person u arrestua për 48 orë pas së cilës u lirua dhe tani ka një urdhër kufizimi”, thotë Stojanoviç. 

Miljko Stojanoviç thotë se nuk ndihet i sigurtë dhe se ka frikë të madhe. Ai thotë se nuk mori ndonjë mbrojtje nga policia dhe se nuk e pret këtë. 

Kryetari i Asociacionit të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, deklaroi se ky është një rast tjetër i kërcënimeve shumë të rrezikshme për gazetarët, i cili është i lidhur drejtpërdrejt me punën e tij gazetareske. Ai vuri në dukje se: “gazetarët vendas janë në një situatë shumë të vështirë dhe ata shpesh janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve nga njerëzit që i njohin drejtpërdrejt”. Ai është i shqetësuar rreth sigurisë së gazetarëve dhe ai shpreson se: “autoritetet do të marrin të gjitha masat e duhura për të garantuar sigurinë e kolegut Stojanoviç”. 

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon kërcënimet ndaj gazetarit Miljko Stojanoviç dhe përshëndet faktin se autoritetet reaguan shpejt. Ne shpresojmë se autoritetet do të kryejnë të gjithë procedurën me shpejtësi dhe do të ndëshkojnë siç duhet përgatitësin, gjithashtu ne presim transparencë të plotë nga autoritetet rreth këtij rasti.  U bëjmë thirrje institucioneve relevante në Serbi të veprojnë dhe të sigurojnë sigurinë e gazetarëve. 

Rrjeti SafeJournalists do të informojë akterët relevantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në lidhje me këtë rast. 

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve. 

  

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 14 mars 2022 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës 

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë 

Asociacioni i Gazetarëve të BH-së 

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë 

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave e Malit  Zi